Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koreja e Veriut teston raketa balistike drejt Detit të Japonisë, mesazh për SHBA –

09:31 | 04/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –

Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dy raketa balistike drejt Detit Lindor, të njohur si Deti i Japonisë, duke shënuar testin e parë të armëve për këtë vit. Lëshimi u konfirmua nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe të Japonisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, raketat u lëshuan nga periferia e Phenianit rreth orës 07:50 të mëngjesit (ora lokale). Ministria japoneze e Mbrojtjes tha se një raketë e dyshuar balistike ra në det rreth orës 08:08, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, deklaroi se zhvillimi i armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut përbën një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

Analistët e lidhin këtë test me zhvillimet e fundit gjeopolitike, përfshirë arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, Pheniani mund të ketë dashur të dërgojë një mesazh paralajmërues ndaj Uashingtonit, të cilin e akuzon prej vitesh për përpjekje për rrëzim të regjimit të tij.

Një analist i Institutit Korean për Unifikimin Kombëtar tha se testi “pasqyron presionin që Pheniani ndjen dhe synon të tregojë se një sulm ndaj Koresë së Veriut nuk do të ishte i lehtë”.

Nga ana tjetër, Komanda Indo-Paqësore e SHBA-së (INDOPACOM) deklaroi se lëshimet nuk përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për territorin apo personelin amerikan, por theksoi se situata po monitorohet nga afër në koordinim me aleatët.

Raketat udhëtuan rreth 900 kilometra para se të binin në det, sipas autoriteteve të Seulit. Pas testit, Koreja e Jugut mblodhi urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe i bëri thirrje Phenianit të ndalë veprimet provokuese që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ngjarja ndodhi pak orë përpara vizitës së presidentit të Koresë së Jugut në Kinë, ku pritet të diskutohet edhe roli i Pekinit në uljen e tensioneve me Phenianin.

Ndërkohë, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka intensifikuar së fundmi retorikën dhe aktivitetet ushtarake, duke mbikëqyrur testime armësh, rritje të prodhimit të raketave dhe projekte të reja ushtarake. Agjencia shtetërore KCNA raportoi se ai ka urdhëruar rritjen e kapacitetit të prodhimit të armëve taktike deri në 2.5 herë.

Të Lidhura

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –

nga 27
16:38 | 25/03/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=ta-L2Tu2Dtg Në kohën e komunizmit, në 1949, lindi ideja e një laboratori për ndërtimin brenda Kombinatit të Tesktileve “STALIN”. Në...

Protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim! Lirohen të miturit –

Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë –

nga 27
15:28 | 25/03/2026
0

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestave të organizuara nga Partia...

Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

nga 27
14:48 | 25/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale,...

Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

nga 27
14:46 | 25/03/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale,...

Para
Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat –

Tentoi të kalonte lumin, mbytet 66-vjeçari në Mat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –

16:38 | 25/03/2026
Protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim! Lirohen të miturit –

Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë –

15:28 | 25/03/2026
Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

14:48 | 25/03/2026
Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët! –

Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –

14:46 | 25/03/2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –

14:36 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –
  • Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë –
  • Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –
  • Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim –
  • PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave –
  • Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –
  • Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com