Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit –

14:50 | 31/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –

Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.

Duke folur në një ngjarje në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë me të për rrugën përpara”.

Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm.

Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.

Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re.

“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë…bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë.

Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë.

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në përgjithësi – në rundin e parë. Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë, por me një kuorum prej 80 deputetësh në sallë.

Të Lidhura

2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –

2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –

nga 27
18:14 | 31/12/2025
0

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri,...

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

nga 27
17:52 | 31/12/2025
0

Nga Artan Hoxha  E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “Ilegalët”, që është xhiruar në qytetin e Vlorës?! Është...

Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –

Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –

nga 27
17:24 | 31/12/2025
0

Një vjedhje e ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit...

Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –

Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –

nga 27
16:32 | 31/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lamë pas si një nga...

Para
Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 –

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –

2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –

18:14 | 31/12/2025
“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

17:52 | 31/12/2025
Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –

Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –

17:24 | 31/12/2025
Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –

Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –

16:32 | 31/12/2025
Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –

16:28 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • 2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –
  • “Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –
  • Skandal në Vlorë! Vidhet saraçineska e ujësjellësit, disa zona mbeten pa ujë –
  • Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’ –
  • Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes –
  • Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 2025, viti i lamtumirave edhe për personalitete të artit e kulturës si edhe politikës –
  • “Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com