Më janë shkelur të drejtat e njeriut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më janë shkelur të drejtat e njeriut –

17:15 | 29/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

900 mijë euro në qese –

Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –

Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë –

Humbi jetën në aksident së bashku me babanë e saj, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes nga Lezha –

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.

Në padi, ndër të tjera thuhet se, prej datës 23 tetor 2024, ditë kur ish-presidenti u fut në qeli, “autoritetet e këtij institucioni kanë përdorur mënyra nga më të ndryshmet për ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve sportive, takimet me anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, eurodeputetëve, takime apo komunikime me mediat, si dhe ndalimin e përdorimit të çdo forme argëtimi”.

“Pra ndaj politikanit, presidentit të Partisë së Lirisë, është përdorur persekutimi politik, por jo vetëm; atij i janë shkelur dhe mohuar liritë dhe të drejtat të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, gjithashtu edhe të drejtat e sanksionuara nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës”.

Ish-presidenti e akuzon kreun e Burgjeve për shpërdorim detyre si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit.

Në fillim të muajit dhjetor, një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, evidentoi një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e ish-presidentit në qeli. Sipas raportit zyrtar, Meta nuk po trajtohet në përputhje me standardet e parashikuara nga ligji.

Pjesë nga padia:

PRAKTIKA E GJYKATËS SË STRASBURGUT (GJEDNJ)

  1. Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit

Gjykata ka theksuar se: përdorimi i masave të ndalimit për qëllime politike dhe kufizimi i veprimtarisë publike të opozitës përbën shkelje të nenit 5 dhe 18 të KEDNJ.

Analoge me rastin konkret, ku kufizimet nuk justifikohen me nevoja procedurale.

  1. Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2)

Gjykata konstatoi:

ndalimi i komunikimit dhe veprimtarisë politike të një lideri opozitar në paraburgim cenon pluralizmin demokratik.

Rasti aktual përfshin kufizime të ngjashme ndaj një figure politike opozitare.

  1. Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë

GJEDNJ thekson se:

paraburgimi nuk mund të përdoret për të heshtur mendimin politik dhe lirinë e shprehjes.

Ndalimi i komunikimit me media bie drejtpërdrejt nën këtë praktikë.

  1. Yankov kundër Bullgarisë

Gjykata ka sanksionuar:

censurimin dhe kufizimin disproporcional të komunikimit të personave të ndaluar.

Kufizimet absolute pa vendim individual përbëjnë shkelje të nenit 10 KEDNJ.

  1. Kudła kundër Polonisë

GJEDNJ thekson:

shteti ka detyrim pozitiv të sigurojë kushte dhe trajtim në përputhje me dinjitetin njerëzor për personat në paraburgim.

Përfshin edhe respektimin e lirive themelore.

KONKLUZION

Mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve: nuk është thjesht keqadministrim; përbën sjellje të qëllimshme dhe të vazhdueshme; bie ndesh me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën evropiane; ekspozon shtetin shqiptar ndaj përgjegjësisë ndërkombëtare.

KËRKESË

Në përfundim, kërkojmë: Regjistrimin e procedimit penal; Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve; Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve; Marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme.

Të Lidhura

900 mijë euro në qese –

900 mijë euro në qese –

nga 27
19:24 | 29/04/2026
0

Një rrjet kriminal që operonte një skemë mashtrimi në shkallë të gjerë online është shkatërruar nëpërmjet një hetimi bashkëpunues që...

Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –

Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –

nga 27
19:02 | 29/04/2026
0

Olsi Efthimi është paraqitur ditën  e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për më shumë se dy orë...

Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë –

Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë –

nga 27
18:30 | 29/04/2026
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur...

Humbi jetën në aksident së bashku me babanë e saj, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes nga Lezha –

Humbi jetën në aksident së bashku me babanë e saj, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes nga Lezha –

nga 27
18:12 | 29/04/2026
0

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen tragjike të studentes Bora Keçi dhe të babait...

Para
Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

900 mijë euro në qese –

900 mijë euro në qese –

19:24 | 29/04/2026
Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –

Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –

19:02 | 29/04/2026
Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë –

Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë –

18:30 | 29/04/2026
Humbi jetën në aksident së bashku me babanë e saj, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes nga Lezha –

Humbi jetën në aksident së bashku me babanë e saj, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes nga Lezha –

18:12 | 29/04/2026
Dosja “Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli dhe Shullazi tek Rraja, SPAK kërkon 127 vite burg për të akuzuarit –

Dosja “Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli dhe Shullazi tek Rraja, SPAK kërkon 127 vite burg për të akuzuarit –

17:54 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • 900 mijë euro në qese –
  • Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –
  • Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë –
  • Humbi jetën në aksident së bashku me babanë e saj, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes nga Lezha –
  • Dosja “Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli dhe Shullazi tek Rraja, SPAK kërkon 127 vite burg për të akuzuarit –
  • Nesër afati i fundit për kandidaturat për kryetarin e PD, ja kriteri i vendosur për lënien jashtë të Salianjit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 900 mijë euro në qese –
  • Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com