Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –

16:01 | 29/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –

Avioni nuk ishte i yni –

Vitin e Ri do ta nisim me protesta –

Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… –

Hysni Ymeri është personi i cili humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në zonën e Perashit në Shkodër. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Burime zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se, sipas verifikimeve paraprake, shpërthimi nuk dyshohet të ketë ardhur nga energjia elektrike, duke argumentuar se fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e madhe, ndërkohë që në vendin ku ndodhi eksplozioni ndodhej një panel me mates elektrik me tension deri në 400 volt që teorikisht dhe teknikisht sipas OSHEE është e pamundur që të sjellin atë shpërthim aq të fuqishëm.

Ndërkohë, grupi i antiterrorit, i cili erdhi nga Tirana ka kryer kçyrjen e vendngjarjes dhe nuk ka konstatuar me sy të lirë mbetje të lëndëve eksplozive, por ka mbledhur materialet të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike. Analiza kimike është ajo që do ta përcaktojë nëse ka patur apo jo tritol.
Nga ana tjetër ekspertiza mjeko ligjore në spitalin e Shkodrës pas kçyrjes së trupit të viktimës e ka përcaktuar humbjen e jetës të 67 vjeçarit për shkak të energjisë elektrike.

Sipas këtij raporti, viktima ka të dëmtuar dorën e djathtë nga kontakti me korentin si dhe ka dëmtime në koka nga djegia ndërsa në trup është i padëmtuar. Fakti që ka dorën e djathtë të nxirë nga energjia elektrike dhe jo të majtën e cila ishte në anën e panelit elektrik kur tentoi të ngjitej në pallat, ka bindur grupin mjeko ligjor që ta përcaktojnë vdekjen nga kontakti me korentin duke shtuar edhe djegien nga flakët në kokë.

Djali i viktimës, Alban Ymeri deklaroi për policinë se nuk kanë probleme me askënd dhe se nuk kanë patur kërcënime. Gjithsesi hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë deri në përfundimin e ekspertizës së plotë. Analiza kimike do të jetë ajo që do vulosë nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo kriminale.

Por kush është viktima Hysni Ymeri?

67 vjeçari është vëllai i një personi të dënuar me burg për një vrasje të ndodhur shumë vite më parë në Shkodër. Në fillim vitet ’90 në Kiras është vrarë Shefqet Çekorja nga vëllai i viktimës që humbi jetën sot. Pas asaj ngjarje autori është arrestuar nga policia e cila e zbardhi atë vrasje dhe është dënuar nga gjykata. Ndërkohë disa vite më pas sipas burimeve dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit. Shefqet Çekorja është vëllai i Ismet Çekores që u vra në shtatorin e vitit 2022 në afërsi të banesës pas disa deklaratave që bëri disa ditë përpara asaj ngjarje.

Djali i Hysni Ymerit i cili jeton jashtë Shqipërisë ka ardhur me 25 dhjetor për shkak se nëna e tij vuan nga kanceri dhe mjekët nuk i kanë dhënë shumë kohë për jetën nënës. Edhe sot përpara ngjarjes, ai ndodhej në spital me nënën.

67 vjeçari pasi ka pirë një kafe si çdo ditë me shokët e lagjes është çuar nga lokali për të shkuar në shtëpi dhe më pas në spital tek bashkëshortja por sapo është futur brenda hyrjes së pallatit në katin e parë ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Hysni Ymeri deri në spital ka shkuar gjallë ndërsa për pak minuta ndërroi jetë si shkak i plagëve të rënda në kokë.

Disa vite më parë djali i xhaxhait i Hysni Ymerit vrau bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi edhe vetveten. Ndërkohë një kushëri tjetër, shtetasi Dritan Ymeri vrau në 2017 shtetasin Ilir Aliaj, mjek në profesion në Shkodër pas një konflikti pronësie. Autori arriti t’i shpëtojë policisë dhe dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej asaj kohe.
Policia po pret vendimin final të antiterrorit nëse ka patur apo jo shpërthim me tritol për t’i dhënë më pas orientimin e duhur hetimeve dhe për ta ndarë nëse është kriminale apo aksidentale.

gijotina.com/

Të Lidhura

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –

nga 27
20:11 | 29/12/2025
0

Nga Arsim Sinani/ Albin Kurti përfaqëson sot një rast të veçantë në politikën shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në...

Avioni nuk ishte i yni –

Avioni nuk ishte i yni –

nga 27
19:51 | 29/12/2025
0

Para pak ditësh, mediat turke raportuan se qeveria turke i ka dhuruar asaj shqiptare një avion me vlerë 11.9 milionë...

Vitin e Ri do ta nisim me protesta –

Vitin e Ri do ta nisim me protesta –

nga 27
19:27 | 29/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe kabinetin...

Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… –

Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… –

nga 27
19:09 | 29/12/2025
0

Në hetimet e zhvilluara, SPAK ka mundur të sigurojë pamje nga brenda ambienteve të punës së Ergys Agasit. Ndër të...

Para
AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në WhatsApp, mos i hapni –

AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në WhatsApp, mos i hapni -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –

20:11 | 29/12/2025
Avioni nuk ishte i yni –

Avioni nuk ishte i yni –

19:51 | 29/12/2025
Vitin e Ri do ta nisim me protesta –

Vitin e Ri do ta nisim me protesta –

19:27 | 29/12/2025
Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… –

Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… –

19:09 | 29/12/2025
Nis foltorja e Berishës para Kryeministrisë, –

Nis foltorja e Berishës para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e kreut të Qeverisë –

18:49 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –
  • Avioni nuk ishte i yni –
  • Vitin e Ri do ta nisim me protesta –
  • Zbardhet biseda sekrete mes Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj: Zemra… –
  • Nis foltorja e Berishës para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e kreut të Qeverisë –
  • Nis foltorja e Berishës para Kryeministrisë, –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare –
  • Avioni nuk ishte i yni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com