Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse –

15:25 | 29/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të mungesës së ujit të pijshëm në Vlorë, duke akuzuar qeverinë për mashtrim dhe keqmenaxhim.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha thotë se ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, shkaku i mungesës së ujit nuk është një defekt teknik, por vjedhja e materialeve dhe pajisjeve të ujësjellësit.

Sipas tij, përgjegjëse për magazinën ku ruheshin materialet ka qenë kunata e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Berisha citon një mesazh të ardhur nga një qytetar i Vlorës, i cili pretendon se janë zhdukur tubacione, makineri dhe pajisje saldimi që shërbenin për riparimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit.

Në mesazh thuhet se pajisjet ishin blerë nga kompania holandeze që ka realizuar punimet dhe ishin në pronësi të ujësjellësit, por sot nuk ndodhen më në magazinë. Sipas denoncimit, mungesa e tyre ka bërë të pamundur riparimin e defekteve, duke përkeqësuar situatën e furnizimit me ujë në qytet.

Statusi

Mashtrime, vjedhje dhe abuzime

Miq, mungesa e ujit në Vlorë nuk është rastësi dhe as “defekt teknik”. Shkaku i vërtetë është vjedhja e materialeve të ujësjellësit, tubave dhe makinerive që ndodheshin në magazina.

Kjo është arsyeja pse sot qyteti ka mbetur pa ujë dhe pse askush nuk jep dot zgjidhje reale.

 Lexoni mesazhet e qytetarëve dhe shikoni videon e tyre, që tregojnë qartë se si është abuzuar me pajisjet dhe pse defekti nuk po riparohet dot.

E vërteta po del në dritë.

 “Përshëndetje doktor dhe javë të mbarë!
Kur humbi tubacioni i ujësjellësit prej 400 mijë eurosh në Vlorë, magaziniere ishte kunata e Fatmir Xhafës. Më shkruan një qytetare nga Vlora, e cila ka punuar në ujësjellës. Me respekt.”

“Mirëmëngjes doktor!
Sa më kujtohet, kompania holandeze që kreu punimet ‘Hak International’ kishte blerë edhe makineri saldimi me elektrofuzi­on për tuba HDPE 100, PN 10, dhe ia kishte dorëzuar Ujësjellësit të Vlorës pikërisht për riparime të tilla.

Por sot pajisjet, bashkë me makineritë, janë zhdukur dhe nuk arrijnë ta rregullojnë defektin. Çfarë bëjnë? E mbulojnë tubin dhe ai shpërthen sërish.

Tani defekti nuk është më në një pikë të vetme, është zgjeruar dhe kërkon zëvendësim tubi. Ndërkohë, zgjidhja është shumë e thjeshtë: duhen dy fashë speciale që kushtojnë rreth 2000 euro dhe saldohen me makineri të posaçme.

Kjo nuk është çështje lekësh, por keqmenaxhim i pastër. Si dalin e thonë ‘bëmë prova, plasi prapë’? Po a ka inxhinierë këtu? Sepse edhe po të plasi sërish, kjo është përgjegjësi penale për dëmin që po shkaktohet.

Për mendimin tim, kjo çështje duhet të shkojë në prokurori. Nuk është rrëshqitje dheu, terreni është i sheshtë – po gënjejnë. Nuk ka nevojë për tub çeliku, kjo është justifikim.

Thonë se zgjidhja po vjen nga Stambolli, por këto pajisje i kanë pasur më parë në inventar, bashkë me makineritë e saldimit. Ato janë zhdukur. Si ka mundësi që një magazinë të mbetet pa pajisje dhe pa pjesë këmbimi?

Këta janë për burg.”

 

Të Lidhura

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

nga 27
20:18 | 29/04/2026
0

Policia e Shtetit vijon riorganizimin e strukturave drejtuese, duke bërë ndryshime të reja në disa komisariate dhe drejtoritë kufitare në...

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

nga 27
20:06 | 29/04/2026
0

Forcohen masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka, pas informacioneve për rrezik të mundshëm ndaj saj. Vendimi është marrë nga...

Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

nga 27
19:56 | 29/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, ku janë përfshirë dy automjete me pasojë plagosjen e tetë personave, raporton...

Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –

Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –

nga 27
19:50 | 29/04/2026
0

Rasti i 44-vjeçarit shqiptar, i cili u gjet i pajetë me një plagë plumbi në kokë brenda një stalle në...

Para
Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

20:18 | 29/04/2026
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

20:06 | 29/04/2026
Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

19:56 | 29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –

Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –

19:50 | 29/04/2026
900 mijë euro në qese –

900 mijë euro në qese –

19:24 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –
  • Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –
  • Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –
  • Shqiptari u gjet i vrarë në Kalamata/ Hetimet marrin kthesë pas dëshmisë së vëllait të viktimës –
  • 900 mijë euro në qese –
  • Doli në përgjimet e Veliajt, Olsi Efthimi për më shumë se dy orë në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –
  • Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com