Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –

14:31 | 29/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –

Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar –

Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2 –

Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi e ka hedhur poshtë një propozim për t’u bërë zëvendëskryeprokuror i Shtetit, për shkak të, siç tha, angazhimeve të tjera profesionale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tha të hënën se u njoftua nga Lumezi përmes një letre se ai nuk e dëshiron këtë pozitë, pas propozimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Refuzimi i tij u bë i ditur vetëm disa orë para një mbledhjeje të Këshillit Prokurorial, ku pritej të votohej për emërimin e tij.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performances së Prokurorëve të të gjitha niveleve”, thuhet në letrën e Lumezit.

Lumezi ka qenë Kryeprokuror i Shtetit nga viti 2015 deri në vitin 2022, kur i mbaroi mandati.

Propozimi për ta emëruar Lumezin në këtë pozitë vjen në një kohë kur në Këshillin Prokurorial ndodhën polemika dhe ndryshime.

Javën e kaluar, Qalaj u emërua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pasi Besim Kelmendi kishte dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e Kelmendit erdhi disa ditë pasi Gjykata Supreme e anuloi vendimin e Këshillit Prokurorial për shkarkimin e tij, duke e quajtur të kundërligjshëm.

Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit qëkurse Lumezit i mbaroi mandati më 2022.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekretoi Blerim Isufajn për këtë pozitë kur Këshilli Prokurorial ia propozoi vite më parë, me arsyetimin se janë gjetur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes.

Faktori ndërkombëtar kritikoi mënyrën e përzgjedhjes së Isufajt nga KPK-ja, dhe me raste ka kërkuar që procesi të kthehet në pikën zero./REL

Të Lidhura

Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –

Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –

nga 27
18:37 | 29/12/2025
0

Gjykata Kushtetuese ka përgënjeshtruar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili në një intervistë televizive, nje javë...

Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –

Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –

nga 27
18:21 | 29/12/2025
0

Përveç kësaj, Osmani foli edhe lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar –

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar –

nga 27
18:03 | 29/12/2025
0

Pas dy fazave të para të kampionatit, Elbasani po konfirmon një rritje të qartë krahasuar me sezonin e kaluar, një...

Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2 –

Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2 –

nga 27
17:59 | 29/12/2025
0

José Mourinho nuk zhgënjen kurrë. Trajneri portugez, në krye të Benficës, dha një tjetër episod kontrovers pas barazimit 2-2 kundër...

Para
Fajin e kanë pjesët e instaluara në 2010 –

Fajin e kanë pjesët e instaluara në 2010 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –

Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –

18:37 | 29/12/2025
Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –

Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –

18:21 | 29/12/2025
Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar –

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar –

18:03 | 29/12/2025
Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2 –

Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2 –

17:59 | 29/12/2025
Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës” –

Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës” –

17:45 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –
  • Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –
  • Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar –
  • Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2 –
  • Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës” –
  • Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asnjë gjyqtar nuk “ndërroi mendje në fund” –
  • Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com