Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

08:19 | 29/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot. Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.

Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale. Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.

Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore. Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.

Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve. Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv. Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme.

Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi. Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme. Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish. Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët./Monitor

Të Lidhura

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

nga 27
23:14 | 29/04/2026
0

Ishin dy penallti ato që vulosën duelin. Fillimisht shënuan “Topçinjtë” e Mikel Artetës me Gyokeres në minutën e 44-t, duke...

Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

nga 27
22:06 | 29/04/2026
0

Një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar kandidaturat për zgjedhjet për kryetar të PD, vjen edhe reagimi i...

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

nga 27
21:42 | 29/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=WHHs1nYUHPc Ylber Shamolli është oligark i ndërtimit në Kosovë, por si “një qengj i urtë që pi dy nëna”, merr...

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

nga 27
20:18 | 29/04/2026
0

Policia e Shtetit vijon riorganizimin e strukturave drejtuese, duke bërë ndryshime të reja në disa komisariate dhe drejtoritë kufitare në...

Para
Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi –

Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

23:14 | 29/04/2026
Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

22:06 | 29/04/2026
Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

21:42 | 29/04/2026
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –

20:18 | 29/04/2026
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –

20:06 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –
  • Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –
  • Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –
  • Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër –
  • Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë –
  • Aksident i rëndë në Tepelenë, 8 të plagosur nga përplasja e dy automjetev –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –
  • Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com