Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX –

11:42 | 28/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –

Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –

Aktorja dhe këngëtarja franceze Brigitte Bardot, një nga figurat më emblematike të kinemasë europiane, e cilësuar si gruaja më e bukur e shekullit XX, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga fondacioni që ajo vetë kishte krijuar, duke mbyllur kështu kapitullin e fundit të një jete të jetuar me intensitet ekstrem, mes adhurimit, polemikave dhe vetmisë së zgjedhur. Ajo u shndërrua në simbolin ndërkombëtar të sensualitetit gjatë viteve 1950 dhe 1960, përpara se të largohej nga industria e filmit dhe t’i përkushtohej aktivizmit për mbrojtjen e kafshëve, si dhe angazhimeve politike duke shkaktuar shumë polemika.

Brigitte Anne-Marie Bardot, ose thjesht B.B., ishte një nga ato figura që nuk kishin nevojë për mbiemër. Mjaftonin dy iniciale për të përmbledhur një mit si ajo: bukuri, liri, provokim dhe rebelizëm. “Kam qenë shumë e lumtur, shumë e bukur, shumë e pasur, por edhe shumë e famshme dhe shumë e palumtur”, pat thënë dikur ajo, një fjali që përmbledh më së miri jetën e saj publike, të përjetuar me shpejtësi marramendëse që nga adoleshenca deri në prag të të dyzetave.

E lindur në Paris në vitin 1934, Bardot u rrit në një familje të pasur dhe tradicionale. Nëna e saj, e rreptë dhe ambicioze, e shtyu drejt baletit, disiplinë në të cilën Brigitte shkëlqeu që herët, duke fituar të drejtën për të studiuar në Conservatoire de Paris. Në të njëjtën kohë, nisi karrierën si modele dhe, në moshën 15-vjeçare, u shfaq në kopertinën e revistës Elle – një fotografi që do t’i hapte dyert e kinemasë.

Takimi me regjisorin Roger Vadim do të ishte vendimtar, si në art ashtu edhe në jetë. Ata u martuan në vitin 1952 dhe bashkëpunimi i tyre kulmoi me filmin And God Created Ëoman (1956), vepra që e shndërroi Bardot në ikonë botërore. Roli i saj si një vajzë e lirë, e çliruar seksualisht, në Saint-Tropez, tronditi normat morale të kohës dhe e vendosi atë në qendër të debatit kulturor ndërkombëtar.

Në vitet ’50 dhe ’60, Bardot ishte fytyra e një feminiteti të ri. Ajo nuk luante thjesht role – ajo përmbyste modele. Punoi me regjisorë të mëdhenj si Louis Malle, Jean-Luc Godard dhe Henri-Georges Clouzot, duke lënë gjurmë në filma si The Truth, Very Private Affair dhe Contempt. Frymëzoi shkrimtarë, filozofë dhe artistë; Simone de Beauvoir e përshkroi si “gruan më të çliruar të Francës”, ndërsa në vitin 1969 Bardot u zgjodh modeli i parë real për Marianne, simbolin e Republikës Franceze.

Por fama pati edhe anën e errët. Jeta private e Bardot u shndërrua në objekt ndjekjeje obsesive nga paparacët. Marrëdhëniet sentimentale, martesat dhe mëmësia u shoqëruan me dhimbje të thella dhe kriza personale. Ajo e përjetoi famën si një burg dhe, në vitin 1974, pak para se të mbushte 40 vjeç, vendosi të largohej përgjithmonë nga kinemaja.

Që nga ai moment, Brigitte Bardot zgjodhi një tjetër rrugë. U tërhoq në shtëpinë e saj në La Madrague, pranë Saint-Tropez, dhe ia kushtoi jetën mbrojtjes së kafshëve. ThemeloI Fondacionin Brigitte Bardot, duke shitur edhe bizhuteritë e saj për të financuar kauzën. Protestoi kundër gjuetisë së fokave, vrasjes së kafshëve dhe praktikave që ajo i konsideronte çnjerëzore.

Megjithatë, vitet e fundit të jetës e kthyen Bardot në figurë gjithnjë e më polemike. Qëndrimet e saj politike, kritikat ndaj emigracionit dhe mbështetja për të djathtën ekstreme franceze i sollën dënime për nxitje të urrejtjes dhe e ndanë opinionin publik. Ajo mbeti besnike vetes, pa kërkuar kompromis, edhe kur kjo e largoi nga admirimi i dikurshëm.

Brigitte Bardot u martua katër herë, pati dashuri të bujshme dhe një karrierë muzikore paralele, përfshirë bashkëpunimin legjendar me Serge Gainsbourg. Por mbi të gjitha, ajo mbetet simbol i një epoke kur kinemaja guxoi të sfidojë moralin dhe një grua guxoi të jetojë pa kërkuar leje.

“Sot B.B. ka vdekur. Ajo ishte vetëm një imazh. Tani jam një tjetër person”, pat thënë ajo në prag të 80-vjetorit. Ndoshta pjesën e fundit të jetës e jetoi ashtu siç donte: larg dritave të famës, mes kafshëve, në vetmi në Saint-Tropez e saj të dashur.

gijotina.com/

Të Lidhura

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –

nga 27
15:36 | 28/12/2025
0

Milan triumfoi 3-0 ndaj Veronës, në San Siro, në sfidën e vlefshme për Serie A. Ritmi ishte i lartë në...

Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

nga 27
15:24 | 28/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, nga ku ka ndarë edhe pamje....

dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

nga 27
14:38 | 28/12/2025
0

Policia e Korçës ka arrestuar S. Z., 58 vjeç, dhe V. Z., 65 vjeç, vëllezër banues në Korçë, pasi kanë...

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –

nga 27
13:48 | 28/12/2025
0

Një zjarr masiv ka rënë dje në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco...

Para
Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak –

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –

15:36 | 28/12/2025
Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

15:24 | 28/12/2025
dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –

14:38 | 28/12/2025
Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –

13:48 | 28/12/2025
Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit –

Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit –

13:46 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –
  • Nuk do të ndalojmë asnjë moment –
  • dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje –
  • Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia jep detaje mbi ngjarjen –
  • Shërbimet publike digjitale në ngërç, E-Albania vazhdon jashtë funksionit –
  • Aksidenti, përplaset për vdekje 37-vjeçarin në Belsh, arrestohet shoferi i kamionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola –
  • Nuk do të ndalojmë asnjë moment –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com