Manchester City ka fituar në transfertë përballë Nottingham në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “City Ground”, përfundoi me shifrat 1-2.
Golat për “djemtë” e Pep Guardiolës u shënuan nga Tijjani Reijnders dhe Ryan Cherki. Në krahun tjetër, golin e vetëm për ekipin humbës e realizoi sulmuesi anglez, Omari Hutchinson.
Kështu, “qytetarët” shkojnë në vendin e parë me 40 pikë. Ndërsa, Nottingham Forest me 18 pikë të grumbullara pas 18 ndeshjesh, mbetet në vendin e 17-të të renditjes.
Falë këtij triumfi City zgjati rekordin e pamposhtur të Pep Guardiolës kundër Sean Dyche në 17 ndeshje në Premier Ligë, me 15 fitore dhe 2 barazime të spanjollit.










