Akuza për përdorim të një pasaporte të falsifikuar ka çuar në pranga një të ri shqiptarë i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës. Sipas dokumenteve të Gjykata e Ekstradimeve në Londër, mëson se është arrestuar për qëllim ekstradimi Igli Hazizaj.
Ai është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi më 9/12/2022 është identifikuar si mbajtës i një pasaporte greke të falsifikuar.
Igli Hazizaj i lindur në Fier kishte hyrë ilegalisht në Angli dhe u zbulua se ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi u arrestua për përfshirjen në ngritjen e tre shtëpive ku rritej kanabis.
Sipas gazetës News & Star Camberland The Thumberland News, Igli Hazizaj bashkë me Jugert Hazizaj dhe Jurgen Balla nëse do t’ja arrin të korrnin kanabisin e mbjellë në vazo, do të arrin një fitim prej 2 milion stërlina.
Igli Hazizaj u identifikua si njeriu kyç në këtë sipërmarrje kriminale në kultivimin e kanabisit.
Në shkurt të këtij viti, prokurori çështjes i tha gjykatës se : “Ai vepronte si ‘menaxher ’ i kompleksit Carlisle në tre adresa dhe për këtë arsye luajti një rol të rëndësishëm.”
Dy të pandehurit e tjerë u paguan për t’u kujdesur për bimët, duke u siguruar që ato të ishin në gjendje të lulëzonin dhe të qëndronin të shëndetshme.
“Është e qartë se kjo ishte pjesë e një grupi më të gjerë të krimit të organizuar”, tha gjykatësi Nicholas Barker.
“Është provë e qartë për fitimin e pritur që do të nxirrej nga prodhimi i kanabisit. Me vlerat e tregut, këto tre prona ishin të afta të prodhonin shumë më tepër se 2 milionë paund kanabis në vit”, tha gjykatësi Barker kur lexoi vendimin e dënimit.
Gjyqtari e dënoi me tre vjet burg Igli Hazizajn, 16 muaj Eugert Hazizajn dhe një vit burg Jurgen Ballën.
Pas përfundimit të dënimit Igli Hazizaj do të vijojë së qëndruari në burg në pritje të vendimit për tu ekstraduar si person i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
gijotina.com/








