Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë –

14:16 | 19/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve –

Shteti ka vjedhur me radarët kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€ –

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej  diaspora-ne-shifra

INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend. Ky vlerësim tregon se diaspora shqiptare ka një profil relativisht të ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% të saj në grup-moshën 15–64 vjeç, ndërsa vetëm rreth 5% janë mbi 65 vjeç, çka e bën atë një burim të rëndësishëm potencial për tregjet e punës në vendet pritëse.

Historikisht, migrimi i shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm dhe i larmishëm, duke nisur që nga shekujt XV–XVI e deri te valët masive pas viteve ’90. Botimi dallon mes “diasporës së vjetër”, të formuar kryesisht para vitit 1944 dhe gjatë periudhës 1945–1990, dhe “diasporës së re”, e cila lidhet me migrimin masiv pas rënies së komunizmit. Në këtë fazë të fundit, destinacionet kryesore kanë qenë Greqia, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Franca.

Të dhënat nga censet ndërkombëtare tregojnë se rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë sot në 31 vende të Evropës, ndërsa rreth 939 mijë shtetas shqiptarë figurojnë si rezidentë në këto vende. Italia dhe Greqia mbeten dy destinacionet kryesore historike dhe aktuale, të ndjekura nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Paralelisht, në vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që fitojnë shtetësinë e vendeve pritëse, veçanërisht në Itali, Greqi, Gjermani dhe Suedi, duke reflektuar një integrim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Një kapitull i veçantë i botimit i kushtohet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë mbi 206 mijë persona me origjinë shqiptare, të ndarë mes gjeneratës së parë të emigrantëve dhe gjeneratës së dytë të lindur në SHBA. Ky komunitet paraqitet me norma të larta punësimi dhe me një strukturë arsimore të diversifikuar, duke përforcuar rolin e diasporës si faktor ekonomik dhe social me peshë.

INSTAT thekson se publikimi synon të shërbejë si instrument informues për politikëbërësit dhe institucionet, në funksion të hartimit të politikave më të mira për diasporën dhe forcimit të lidhjeve të saj me vendin e origjinës, në një kontekst ku migrimi mbetet një nga sfidat strukturore më të mëdha për Shqipërinë./ Monitor

Të Lidhura

U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –

U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –

nga 27
13:36 | 06/05/2026
0

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbit do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, nga familjarët,...

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve –

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve –

nga 27
13:26 | 06/05/2026
0

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratën publike, duke përbërë pothuajse dy të tretat e aplikimeve gjatë vitit...

Me shpejtësi dhe në gjendje të dehur, policia arreston 8 persona –

Shteti ka vjedhur me radarët kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€ –

nga 27
13:02 | 06/05/2026
0

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u kërkoi drejtuesve dhe efektivëve blu që drejtuesit e automjeteve të mos ndalohen...

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

nga 27
12:24 | 06/05/2026
0

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka rikthyer një deklaratë të kryedemokratit, Sali Berisha kur shprehej se kush mbron zgjedhjet me...

Para
Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun –

Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –

U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –

13:36 | 06/05/2026
Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve –

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve –

13:26 | 06/05/2026
Me shpejtësi dhe në gjendje të dehur, policia arreston 8 persona –

Shteti ka vjedhur me radarët kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€ –

13:02 | 06/05/2026
Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

12:24 | 06/05/2026
Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

11:56 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –
  • Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve –
  • Shteti ka vjedhur me radarët kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€ –
  • Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –
  • Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –
  • Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U nda nga jeta, përcillet për në banesën e fundit ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi –
  • Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com