Në diskutim jo vetëm deti, por edhe kufiri tokësor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në diskutim jo vetëm deti, por edhe kufiri tokësor –

16:08 | 14/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Prioriteti sipas saj, është të hapim një kapitull të ri, kapitullin më të mirë deri tani në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Spiropali u pyet se cilat mund të jenë hapat e ardhshëm për çështjen ende të pazgjidhur mes Greqisë dhe Shqipërisë lidhur me përcaktimin e zonave detare.

Sipas saj, Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull me Greqinë, përfshirë përcaktimin e zonave detare dhe marrëveshjet që lidhen me disa aspekte të kufirit tokësor, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e parimeve të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Në periudhën në vijim, të dyja palët duhet të vazhdojnë të forcojnë kanalet e hapura të komunikimit për të siguruar që rruga përpara të mbetet konstruktive, në respekt të ndërsjelltë dhe në përputhje me aspiratat e përbashkëta evropiane të dy vendeve tona”, tha Spiropali.

Lidhur me ndihmën që Greqia mund t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian gjatë 2027, kur vendi fqinj do të marrë Presidencën e BE, Spiropali nënvijëzoi se “pritshmëria jonë është që Greqia të përdorë zërin dhe peshën e saj politike për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët evropiane në rajonin tonë, ku Greqia dhe Ballkani Perëndimor të trajtohen si një tërësi strategjike, e jo si periferi të ndara”.

“Ne besojmë se, nën udhëheqjen greke, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës evropiane, në procesin e zgjerimit, në ndërlidhje, në energji dhe në siguri, jo si një shënim dytësor krahas prioriteteve të tjera, por si një investim thelbësor në stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës”, tha ajo.

Integrimi sipas Spiropalit, do të jetë i dobishëm për të gjitha palët e përfshira.

“Sipas mendimit tim modest, besoj se do të jetë një fitore edhe për Greqinë. Vlerësoj se është në interesin më të mirë të Greqisë dhe të qytetarëve grekë, të kenë në kufijtë e tyre një hapësirë më të gjerë evropiane, ku të bashkëveprojnë, të angazhohen, të bashkëpunojnë dhe të rriten bashkarisht. Kështu do të kenë në kufi një partner më të fortë evropian. Për momentin, Bullgaria është i vetmi fqinj i Greqisë që është anëtar i BE-së. Krijimi i një korridori të dytë tregtie, energjie, transporti dhe lidhjeje digjitale, që shtrihet nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe më tej në zemër të Evropës, do të sillte përfitime shtesë për të gjitha vendet tona, përfshirë edhe Greqinë”.

Në intervistë, Spiropali u fokusua edhe te forcimi i bashkëpunimit që mbështet mirëqenien e diasporës sonë, përfshirë lehtësimin e procedurave administrative, si dhe krijimin e mundësive më të forta arsimore dhe kulturore për fëmijët e tyre.

Ndër to edhe futjen e gjuhës shqipe, si lëndë me zgjedhje në shkollat greke.

“Të dyja qeveritë po punojnë, gjithashtu, intensivisht për finalizimin e një marrëveshjeje dypalëshe për sigurimet shoqërore, e cila do të garantojë njohjen e drejtë të pensioneve dhe kontributeve për qytetarët tanë, duke mbrojtur vitet e tyre të punës dhe të ardhmen e tyre”, tha ministrja e Jashtme Spiropali.

gijotina.com/

Të Lidhura

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

nga 27
18:09 | 02/02/2026
0

Shyqyr që nuk kisha makina pas dhe ika, sepse mu shemb mali para syve.’ Safet Duka ishte shoferi i parë...

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

nga 27
17:33 | 02/02/2026
0

Situata në autostradën Durrës-Tiranë vijon të mbetet shqetësuese. Drejtuesit e automjeteve përballen me radhë të gjata kilometrike. Makina për të...

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

nga 27
17:09 | 02/02/2026
0

Mbledhja e PD u shoqërua me debate, pas propozimit për të mos shkuar në Komisionet e Reformës Territoriale dhe Zgjedhore....

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

nga 27
17:01 | 02/02/2026
0

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. “Qëndrimi i shprehur i...

Para
Nuk jemi përplasur me Gardën! Tre hetuesve iu kërkua që armët… –

Nuk jemi përplasur me Gardën! Tre hetuesve iu kërkua që armët… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –

18:09 | 02/02/2026
Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

17:33 | 02/02/2026
Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –

17:09 | 02/02/2026
Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

17:01 | 02/02/2026
Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

16:53 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –
  • Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –
  • Po qe për bojkot, t’i bojkotojmë të gjitha –
  • Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –
  • Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –
  • Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës –
  • Kaos në autostradën Durrës-Tiranë, radhë kilometrike automjetesh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com