Opozita në rrugë më 22 dhjetor, Berisha shpall aksion kombëtar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita në rrugë më 22 dhjetor, Berisha shpall aksion kombëtar –

14:02 | 13/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –

Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit –

Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja –

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur thirrjen për një protestë kombëtare më 22 dhjetor, duke paralajmëruar se opozita do të intensifikojë aksionin politik dhe protestat deri në krijimin e një qeverie teknike që, sipas tij, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë një deklarate para strukturave të PD-së, Berisha u shpreh se opozita ndodhet përballë një problemi themelor të ekzistencës së saj politike, në një vend që ai e cilësoi si diktaturë autoritare, ku pushteti përdor të gjitha mekanizmat shtetërorë për të manipuluar procesin zgjedhor.

“Në farsën elektorale më të shëmtuar në histori, shqiptarët votuan mbi 500 mijë për opozitën dhe PD-në si forcë të parë. Sot PD-ja është përballë një alternative: të mbetet opozitë e farsave elektorale apo të vendosë si qëllim rrëzimin e këtij regjimi dhe rikthimin e votës së lirë,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi qeverinë se ka përdorur miliarda euro përmes gjobave, kamatave dhe skemave financiare që, sipas tij, prekin qindra mijëra familje dhe dhjetëra mijëra biznese, ndërsa paralelisht ka arrestuar drejtues të opozitës në vit elektoral.

Berisha sulmoi ashpër edhe funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se parlamenti kontrollohet plotësisht nga qeveria, ndërsa mediat, sipas tij, janë shndërruar në “altoparlantë të pushtetit”, duke mbuluar skandalet dhe duke sulmuar opozitën.

Në fjalën e tij, ai denoncoi gjithashtu atë që e cilësoi si lobim ndërkombëtar të paguar nga qeveria, për të mbrojtur imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe për të relativizuar problematikat e zgjedhjeve dhe korrupsionit.

“Deklaratat për zgjedhje të lira nuk janë spontane. Janë të paguara. Janë produkt i lobingjeve që zëvendësojnë standardet dhe kriteret demokratike,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, opozita nuk ka më kohë për filozofi politike, por duhet të përqendrojë të gjitha energjitë në largimin e qeverisë nga pushteti, pasi, siç tha ai, “me votë kjo qeveri nuk largohet”.

“Duhet t’i besojmë protestës. Duhet t’i organizojmë dhe t’i nisim sa më parë. Protestat para Kryeministrisë kanë nisur, por më 22 dhjetor thërrasim protestë kombëtare,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të jetë nxitëse e protestave deri në ditën e fundit, derisa të realizohet qëllimi kryesor i opozitës: krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje të lira.

“Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD,” përfundoi Berisha.

Të Lidhura

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –

nga 27
15:17 | 08/05/2026
0

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në  qytetin gjerman të Sinzig në Rheinland-Pfalz pas një sulmi jashtë një dege...

Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

nga 27
15:03 | 08/05/2026
0

Një raport konfidencial i CIA-s, e dorëzuar këtë javë administratës amerikane, arrin në përfundimin se Irani mund të përballojë bllokadën...

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit –

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit –

nga 27
14:41 | 08/05/2026
0

Në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e “Turneut të Përfaqësueseve Rajonale Vajza” për grupmoshat...

Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja –

Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja –

nga 27
14:32 | 08/05/2026
0

Rexhep Ismaili, 66 vjeç, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar pas një atentati të ndodhur në lokalin e tij...

Para
U prezantua si agjent imobiliar, mashtruesi 34-vjeçar kapet në Tiranë me armë –

Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan, arrestohen dy persona -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –

15:17 | 08/05/2026
Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

15:03 | 08/05/2026
Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit –

Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit –

14:41 | 08/05/2026
Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja –

Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja –

14:32 | 08/05/2026
Njihej si ‘Fania i Beratit’, arrestohet ish-ushtari i Talo Çelës në Angli –

Njihej si ‘Fania i Beratit’, arrestohet ish-ushtari i Talo Çelës në Angli –

14:12 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –
  • Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –
  • Përfundon Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për vajza, Tirana shpallet kampione pas finales ndaj Fierit –
  • Një zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja –
  • Njihej si ‘Fania i Beratit’, arrestohet ish-ushtari i Talo Çelës në Angli –
  • Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –
  • Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com