Ministri i Jashtëm grek ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë në lidhje me Greqinë duke veçuar atë të shqiptarit, Gjergj Dushmani, i cili njihet në histori si shpëtimtar i Akropolit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit të bëra një ditë më parë në Kuvend. Referuar historisë së shqiptarit që shpëtoi Akropololin, Kotzias thotë se historia është e bazuar në fakte dhe jo në fiksione. Por, ai nuk ka sqaruar asgjë më shumë për faktet që e kundërshtojnë atë që deklaroi Rama më shumë se një herë, për shqiptarin Gjergj Dushmani, i cili sipas historisë së së referuar nga kryeministri Rama, e shpëtoi Akropolin nga djegia në vitin 1686.
Gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak, Kotzias, sqaroi: “Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg. Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe jo në fiksionet e mëvonshme.”
Duke folur konkretisht për deklaratën e Ramës për Akropolin, Kotzias tha: “Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur, vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke.”
Ja çfarë tha Rama për histortinë sipas së cilës një shqiptar e shpëtoi Akropolin: “Nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.”