Para zgjedhjeve/ Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’ – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Para zgjedhjeve/ Nisma e Naços për ‘burgje të hapura’ i hap rrugën lirimeve ‘me kontrata pune’

Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia po ngjall kritika.

21:54 | 22/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon lehtësimin e procedurave për ndryshimin e regjimeve për të dënuarit si dhe i hap rrugën lirimit të të burgosurve që u kanë mbetur edhe 2.6 vjet burg për të vuajtur përmes sigurimit të një kontrate pune.

Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.

Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.

Read more

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

Jemi shpresa e vetme –

Ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, janë nxitur, sipas Naços nga problematikat e zbatimit të ligjit në fuqi dhe ofrojnë sipas tij zgjidhje për rehabilitimin social, vetëqeverisjen dhe kosto më të ulëta për burgjet.

“Aktualisht në institucionet e sigurisë së lartë vuajnë dënimin afërsisht 500 të dënuar, ndërsa në institucionet e sigurisë së zakonshme afërsisht 1200 të dënuar. Aktualisht kemi 0 të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin e sigurisë së ulët dhe 0 të transferuar në institucion të hapur,” tha Naço për BIRN.

Për shmangien e gjykatës nga vendimmarrja, Naço thotë se futja e gjykatës në këtë proces “ka sjellë zvarritje në gjykim dhe në dhënie vendimi, pasi nuk është bërë përcaktimi se kur kalohet nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme”.

Nga ana tjetër, Naço thekson se nisma ka synim kryesor uljen e kostove në buxhetin e shtetit, i cili sipas tij është dyfishuar në 4 vitet e fundit, dhe se propozimet janë bazuar mbi një studim të kryer nga Instituti Parlamentar mbi regjimin e burgjeve në vendet e BE-së dhe rajon.

Nismëtari nuk veçon ndonjë sfidë apo risk në zbatimin e kësaj nisme, por Komiteti Shqiptar i Helsinkit – një organizatë e të drejtave të njeriut që mbikëqyr sistemin e burgjeve, ngre disa shqetësime në një ‘vlerësim paraprak’ se lehtësirat ligjore mund të keqpërdoren për lirimin e të dënuarve për krim të organizuar.

Po ashtu, KSHH sugjeron që të mos ndryshohet autoriteti vendimmarrës, duke pasur parasysh praktikat korruptive që pretendohen nga të dënuarit dhe të hetuara deri më sot.

“Në kushtet dhe problematikat që kanë shoqëruar sistemin penitenciar në vendin tonë sikurse kanë qenë edhe rastet apo praktikat korruptive dhe favorizuese, ndryshimi i autoritetit që bën kalimin e të dënuarve nga një burg i sigurisë së lartë në atë të sigurisë së zakonshme mendoj që nuk është i drejtë,” tha Erida Skëndaj, kryetare KSHH-së.

“Jo detyrimisht një i dënuar në sigurinë e lartë që ka kryer jo më pak se 2/3 e dënimit shfaq më pak rrezikshmëri, ndaj gjykata që është organi që e ka këtë kompetencë sipas ligjit në fuqi ofron më shumë garanci në drejtim të pavarësisë dhe paanshmërisë së procesit,” shtoi ajo.

Sipas Skëndajt, procedura e kalimit nga burgjet e sigurisë së lartë në ato me siguri të ulët u hap rrugë kësaj kategorie të burgosurish që të kalojnë në sistemin e burgjeve të hapura. “Kriteret për dënimin e pakryer barazohen si në kalimin e parë edhe në atë të dytë, gjë që nuk është proporcionale,” thekson ajo.

Edhe rritja e kriterit të kohës së mbetur të dënimit për ata që përfitojnë nga ‘burgu i hapur’ nga 6 muaj që e ka ligji aktual në 2 vjet e 6 muaj shihet si problematike nga KSHH.

“Me ndryshimet ligjore që propozohen lehtësohet kalimi nga siguria e lartë deri në burgjet e hapura, i hapet rrugë punësimit të të dënuarve tyre jashtë institutcionit, ndërkohë që ekziston rreziku që ata të kryejë veprimtari kriminale të rrezikshme, sidomos nëse kemi në konsideratë të dënuarit për forma të ndryshme të krimit të organizuar,” tha Skëndaj, duke shtuar se në këtë rast më sa paku duhet të përfshihet si ‘filtër verifikimi’ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Brenda Kuvendit, nisma nuk është përballur deri më tani me kritika.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, i cili është nënkryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë që drejtohet nga Naço, i tha BIRN se e vlerësonte nismën pavarësisht risqeve që mund të përmbajë.

“Më duket nismë e mirë”- tha ai në një bisedë telefonike, duke shtuar se “nuk mohoj që mund të ketë problematika, por në përgjithësi e mbështes”.

/Reporter.al/

Të Lidhura

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

nga 27
20:51 | 17/04/2026
0

Ne para shqiptarëve dhe miqve tanë në botë u bëmë zëri i një shoqërie të plaçkitur, kemi arritur në kilometrin...

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

nga 27
20:42 | 17/04/2026
0

“U nis një sulm për të na asgjësuar, për të na fshirë nga harta politike e Shqipërisë, vetëm se ne...

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

nga 27
20:35 | 17/04/2026
0

“Kundrejt rritjes së madhe të çmimit të naftës kundër taksës grabitqare të Ramës në litrën e naftës. Pse nuk pati...

Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

nga 27
20:28 | 17/04/2026
0

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë, deputetë dhe aleatë të PD, opozitarë në këtë shesh dhe kudo që ndodheni, misionarë...

Para
Dinamika e masakrës së Dobraçit, kush fshihet pas vrasjes?

Dinamika e masakrës së Dobraçit, kush fshihet pas vrasjes?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –

20:51 | 17/04/2026
Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

20:42 | 17/04/2026
PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

PD-ja forca e vetme e pamposhtur –

20:35 | 17/04/2026
Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

20:28 | 17/04/2026
Jemi shpresa e vetme –

Jemi shpresa e vetme –

20:24 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –
  • Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –
  • PD-ja forca e vetme e pamposhtur –
  • Jemi shpresa e vetme –
  • Jemi shpresa e vetme –
  • “Karteli narko-elektoral”, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, ja mesazhet në protestën e PD –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam propozuar ligjin për votimin e detyruar, mund të bënte ndryshimin –
  • Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com