“Njerzit e shumtë të mirë të Greqisë, në vitet 90 mikpritën e ndihmuan shqiptarët me po atë dashuri që shqiptarët kanë ndihmuar grekët e mbetur pa bukë, gjatë dhe pas luftës sfilitëve italo-grek. E nuk mund të mos jem krenarë as dje as sot, që nuk pati ndonjë shqiptarë që i thoshte ndonjë greku, që për të ndihmuar e punuar në këtë tokë, duhet të ndryshosh emrin tënd”
Në përgjigje të kreut të PBDNJ-së dhe të qarqeve të caktuara në Athinë të cilët pretendojnë se në Himarë ka njerëz me shtetësi greke që po diskrimonohen nga qeveria, kryeministri Rama ka një përgjgije sërish referuar historisë. Për kryeministrin Rama, Himara nuk është minoritet dhe as ka qënë kurrë. Ndërsa për ata që pretendojnë se janë shtetas grekë dhe për këtë janë gati të paraqesin dokumenta, Rama ka një përgjgije të qartë, atë të përpjekjes për të greqizuar shqiptarët duke i detyruar ata të ndryshojë emrat e tyre si kusht për të punuar e jetuar në Greqi. Për Ramën kjo është një pjesë e rëndësishme e dramës shqiptare të pas viteve 90.
Deklarata
“Na qënkan deklaruar grek dhe mund të paraqesin dokumenta përkatëse…. Nuk thellohem në temën e këtyre shqiptarëve që janë deklaruar grekë. Nuk dua të merrem me historinë e shqiptareve që janë detyruar të ndryshojnë ermin e përkatësinë fetare për tu pranuar në Greqi është një plagë më vehte që unë nuk mendoj se duhet ta ekzspozojmë. Historia e dhimshme e greqizimit masiv në këtë periudhë të mundimshme të historinsë tonë drejt Evropës, nuk duhet të lëndojë popullin vëlla grek. Njerzit e shumtë të mirë të atij vendi, që në vitet 90 mikpritën e ndihmuan shqiptarët me po atë dashuri që shqiptarët kanë ndihmuar grekët e mbetur pa bukë gjatë dhe pas luftës sfilitëve italo-greke. Nuk mund të mos jem krenarë as dje as sot, që nuk ka ndonjë shqiptarë që i thoshte ndonjë greku, që për të ndihmuar e punuar në këtë tokë duhet të ndryshosh emrin tënd. Prandaj le ta lëmë me kaq të kaluarën e kësaj historie e dokumentash grek dhe me mirënjohen e thellë të njohur a të panjohur, që ka ndihmuar shqiptarët e dalë nga errësira e diktaturës komuniste në një faze të re fqinjësie”, tha Rama.