Nga Etnor Canaj
Shtypi grek i është vërsulur figurës mesjetare të Gjergj Dushmanit dhe kërkon që me çdo kusht ta nxjerrë “grek”. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi edhe ata kanë nevojë për një histori mesjetare si dhe ndonjë hero “grek”, por problemi qëndron se u duhet të kërkojnë informacione për figura, për të cilat nuk kanë pikërisht…INFORMACION SERIOZ! Është sikur të kërkosh të përvetësosh një figurë historike, pa ditur asgjë për këtë figurë.
U desh Kryeministri i Shqipërisë që grekët të shkojnë e të hapin ndonjë libër. Por, problemi qëndron që edhe ato informacione lidhur kësaj figure na çojnë pikërisht tek etnosi shqiptar/arbëror e për më tepër me prejardhje Gege.
Gjergj Dushmani ishte një pasardhës i Lekë (Aleksandër) Dushmanit, i cili (ky i fundit) kishte marrë pjesë në Lidhjen e Lezhës si anëtar i saj.
Dushmanët ishin me origjinë nga Zadrima dhe Lekë Dushmani pas rënies së Arbërisë dhe Skënderbeut emigroi në atë që sot njihet si Greqi (sipas Dhimitër Siçilianit).
Në veprën e autorit grek Δημήτριος Καμπούρογλου me titull “Ιστορία των Αθηναίων – Τόμος Α”, 2015, ff. 17-18, ndër të tjera na sillet pikërisht kjo dëshmi, pra që Gjergj Dushmani ishte pasardhës i Lekë Dushmanit.
* Titulli i shënimit është i redaksisë.