Shashkë e kryeministrit Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet, e cila cilësuar Presidenti i PL-së idenë për krijimin e një shtetit Bektashi brenda kufijve të vendit.
I pyetur për nismën në një konferencë për mediat, Meta ceku se jo është e pakonsultuar dhe vjen nga personi i cili ka grabitur pronat e komunitetit fetar.
“Grabitësi më i madh në këto 34 vite të pronave të bektashinjve dhe gjithë komunityeteve fetare ne vendin tonë hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në prag të zgjedhje elektorale në mënyrë tërësisht të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë dhe në kundërshtim me frymën Kushtetutës që sanksionon se Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm. Kjo është një shashkë njëkohësisht për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe aferat e tmerrshme korruptive ku Edi Rama është përfshirë vetë si dhe problemet shumë të rënda me të cilat përballet Shqipëria nga keqqeverisja e tij”, tha Meta.
Ai paralajmëroi se precedentin që mund të krijohet mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën.
“Çdo përpjeke politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlertat tona kombëtare që është toleranca e mrekullueshme ndër fetarë, por edhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendër botërore e Bektashizmit është e mirëpritur, por kurrsesi ajo jo vetëm nuk mund të keqpërdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit apo okulte. Aq më tepër kur nuk janë të konsultuara, të mirë konstruktuara apo rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonin tonë ku ende gëlojnë idetë ogurzeza apo fantazmat e ndryshimit të kufijve. Një nga nxitësit kryesor ka qenë dhe mbetet Edi Rama me qëllim destabilizimin dhe cënimin e stabilitetit dhe paqes të arritur me qa shumë gjak dhe sakrifica”, u shpreh.
“Edi Rama në 11 vite në pushtet, ka dëshmuar me prova dhe këtë e dinë shumë mirë të gjitha komunitetet fetare se jo vetëm nuk i respekton, por është edhe shkelësi më i madh i lirive dhe të drejtave të komuniteteve fetare, si dhe grabitësi dhe tjetërsuesi më i madh i pronave të tyre, sidomos të atyre në zonat bregdetare, edhe në zonat më të lakmueshme për të ashtëquajturit investitorë strategjikë të Edi Ramës”, shtoi Presidenti i PL-së.
Teksa përmendi rolin e bektashinjve në shtetformimin e Shqipërisë, kreu i PL-së theksoi se “Bektashizmi dhe shqiptarizmi kanë qenë një dhe të pandarë” dhe se “kurrë nuk kanë luftuar për krijimin e një shteti fetar, por për Shqipërinë”.
Meta theksoi se “Shqipëria ka jo vetëm Kushtetutë, por edhe një proces të pakthyeshëm të integrimit europian”.