“Do bëjmë gjithçka për shfuqizimin e këtij vendimi. Do vetëflijohemi, plehrat të mos vijnë në zonën tonë”
Kështu shprehen banorët në fshatin Mbyet të Fierit, gjatë protestës së zhvilluar sërisht sot kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në këtë zonë.
Banorët janë grubulluar në hyrje të fshatit, ku dhe po zhvillojnë protestën e tyre. ndërsa me deklarata të forta kanë vendosur t’i bëjnë ‘rezistencë’ vendimit.
Sakaq, ata u kanë bërë thirrje edhe banorëve të Fierit që t’i bashkohen protestës së tyre që do të mbajnë ditën e premte para bashkisë së qytetit, pasi sipas tyre kjo çështje i prek edhe ata.
Banorët e fashtit Mbyet të Fierit kanë protestuar edhe herë të tjera kundër impiantit të plerave që do të ndërtohet në zonën e tyre.