Nga Anxhelo Haruni
Mëngjes vjeshte. Në një kafene paksa të futur në një rrugicë të Hagës, disa burra vizionarë planifikonin diçka që do të ndryshonte përgjithmonë fatin e të gjithë shqiptarëve. Çamëria, e cila kishte një shekull që lëngonte nga plagët e historisë, do të njihte së shpejti “çlirimtarët” e saj. Këta burra, të pandikuar nga rakia dhe as nga paratë që mbanin era grek në xhep, ishin në prag të shpalljes së Çamërisë së pavarur.
Por, ajo që i bënte këta njerëz edhe më të jashtëzakonshëm ishte fakti që nuk i lidhte asgjë me Çamërinë. Ama, dashuria e tyre platonike, ishte e vetmja ndjenjë që ndikonte në sistemin e tyre patriotic, sepse burrat e vërtetë kanë një sistem patriotik ngjitur me atë tretës, i cili ndikon në atë nervor. Shkurt, mendojnë me bythë.
U ngrit shpejt një qeveri në emigrim e për punë minutash bënë më shumë se ç’kishin bërë çamët e vërtetë në gjithë këto vjet. Mediat, me t’u rënë në vesh, u ngjitën si miza pas mjaltit, e ëndrra shekullore shpejt u bë realitet.
Dëgjo Ban Ki Moon se një shtet i ri u ngrit, Merkel shih mirë se ç’po bëhet. Një Tibet me murgjë katolikë, një Katalunja me tifozë të Barcelonës nga Singapori.
Vetëm ideja që mund të pavarësosh një vend, thjesht me forcën e mendimit është e denjë për t’u listuar me mendimtarët e mëdhenj të racës njerëzore. Së shpejti shoqata “Çamëria” do të riemërohet e do të pavarësojë me rradhë Skocinë, Uellsin, Parisin, Berlinin, Barcelonën dhe Realin, Interin e Partizanin.
Por, vetëm një gjë nuk kuptoj: nëse në stilin amerikan të çlirimit, ku thirrja e popullit për ndihmë, i cili thjesht rastësisht ka pak si tepër naftë nën tokë, këta burra çfarë ia ngacmon sistemin patriotik?
Dëgjoni këtu, e tani po flas vërtetë si çam: në rastin tuaj më të mirë, në skenarin, ku nuk jeni paguar e po e bëni veç nga dëshira e madhe; nuk mund ta besoj se si nuk ka dalë qoftë edhe një i mençur nga rradhët tuaja, që të thoshte: “Po hajde të pyesim njëherë ata çamët e vërtetë ça mendojnë”. Ore, thjesht duke e menduar për më shumë se dy minuta, e gjithë kjo bëma juaj idiotike nuk bën asnjë sens.
Gjyshi im, ore zoti Lato, Haziri dhe Muqiçi, me gjithë dhimbjet e kujtimeve, as edhe për një sekondë nuk e ka menduar diçka të tillë si kjo që bëtë ju. As bëmat tuaja, as Ushtria Çlirimtare e askush tjetër, veç çamëve mund ta kryejë amanetin e gjyshit tim, amanetin e çdo gjyshi dhe të çdo çami.
Ne “qamët”, siç thoni ju patriotë të dashur, falim këdo. Edhe juve do t’ju falim, duke e ditur mirë kush ju udhëzon. Por, mos guxoni më të futeni mes një çami dhe amanetit të tij!
Alba Haruni paska harruar qe çeshtja Çame është bërë objekt i të drejtave të njeriut në Europë dhe në Botë (OKB). Alba mendon se do ta zgjidhë këtë çështje duke ju bërë elozhe Greqisë ndërsa për paratë e ndyra të Grekut atëherë i paska marrë Alba, për të shkruar kundër çështjes Çame, sepse Greqia jo vetëm që nuk don kjo që kjo çështje të bëhet publike, por nuk guxon (Greqia) as emrin t’ju permendë Çamëve të shenjtë qe u dhunuan atehere nga Andartët e Greqisë dhe tani po dhunohen nga prostituat antiçame! Turp që pro…at antiÇame bejne lojë politike me gjakun dhe vuajtjet e atyre femijeve, grave e pleqve te pafajshëm! Keta plehra pa moral “artikuj shkrues” për para çfar nuk bejne. A e ka lexuar pro…a antiçame deklaraten e Doris Pack dhe ate në Parlamentin Europian?!! Pro…at antiçame janë të atij lloji që kanë shumë padronë, nuk martohen por për burra nuk vuajnë. Rroftë Pavarësia e Çamërisë, rroftë populli Çam dhe ai Arvanitas!
Ti B.D.pa emer.Ku I sheh elozhet e mia?Ku Ishte ti B.D.kur une protestoja para ministrit te jashtem grek.?Ku ishe ti B.D.kur ne protestonim per arritjen e rrezolutes came?Ndryshe nga ju B.D.I kam dy pare mend ne koke e nuk i coj uje ne mullirin e grekut me keto palacolleqe qe beni.Por ju jeni thjesht B.D. e une me inicialet nuk merrem.