Dalin detaje të reja e tronditëse në lidhje me ngjarjen e raportuar disa minuta më parë nga Policia, ku një shtetase e huaj, sipas bluve kishte rënë nga veranda e katit të tretë të Hotel Tirana.
Nga stafi i Hotel Tiranës, mesohet se gruaja e moshës rreth 40vjeç, është vetëhedhur. Një tjetër detaj me rëndësi është se para se të ndërmerrte këtë akt, ajo ka lënë edhe një letër. “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i perdorin njerezit që kanë nevojë”, thanë burimet e “Panorama” që kanë parë letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj. Tani këtë letër e ka në dorë policia e cila po heton edhe më tej ngjarjen.
Mësohet se gruaja kishte pire alkol pa fund dhe policia ka gjetur në dhomën e saj shishe të zbrazura.
/panorama.com.al/