Gruaja, ajo që shtron kufijtë e mundësive me butësi dhe forcë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja, ajo që shtron kufijtë e mundësive me butësi dhe forcë

13:59 | 08/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

NGA ESMERALDA DEMIRAJ 

Protagoniste kryesore në rrugëtimin jetësor, gruaja po krijon dita-ditës kapituj të rinj në histori, e gjendur kështu në pozita jo pak sfiduese, ku sot, krahas ruajtjes së vlerave tradicionale, duhet t’i mundësojë vetes edhe një vend të denjë në ritmin e shpejtë dhe fshikëllues të jetës.

Që në krye të herës, grave i është dashur një përpjekje e vazhdueshme për t’u çliruar nga zgjedha e mendësive ndrydhëse, që diktonin dhe paracaktonin rolin e tyre.

Read more

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

Sfiduese dhe të vendosura për të mos bërë pakt me nënshtrimin dhe heqjen dorë prej lirisë në të gjitha dimensionet e saj, shpirti rebel i grave po ekuilibron ndjeshëm ndasitë e dy botëve, që po aq sa qëndrojnë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën, aq edhe ndahen, konkurrohen, provokohen dhe kundërshtohen binomi burrë-grua, në një garë të përjetshme…!

i kjo, përfshirë Shqipërinë, duket se nis pikërisht këtu, në perceptimin dhe herë-herë trajtimin e saj si kundërvënie ndaj burrave, kur në fakt është me rëndësi t’i mëshohet faktit se së pari, Lëvizja e Gruas është ajo e një qenieje njerëzore, pa e perceptuar veçse një sfidë mes të ndryshmëve. Ndonëse edhe kjo e fundit nuk do të kishte kurrfarë problemi; një garë është e ndershme atëherë kur garuesit nuk janë njësoj, por ndihen në kushte të barabarta.

Vazhda e kësaj linje nuk përjashton as shoqërinë tonë, ku vullneti i gruas shqiptare për të ndryshuar jetën shihet si “ngritje kokë” ndaj autoritetit patriarkal, duke u penguar, lënduar apo flijuar. Përpos problematikave të vazhdueshme, nga barazia gjinore te niveli i përfaqësimit në pozicione drejtuese, ky mars vjen me bagazhe rënduese të kronikës së zezë, së bashku me boshllëqet, stonimet dhe lajthitjet e sistemit shtetëror dhe shoqëror.

iten edhe pse me urdhër mbrojtjeje, gra që shantazhohen në moral, gra që kërcënohen sa herë kërkojnë divorcin, gra që rrihen apo gra që masakrohen nëse denoncojnë ose duan ndarjen.

Gjendur në kushte të tilla, kupton që para se t’i edukojmë gratë, para se t’u ushqejmë dëshirën për të ndjekur ëndrrat apo t’i mbështesim në revoltën e tyre, duhet t’i mbajmë gjallë.

Shpeshherë, gjendur në takime me gra të ndryshme (dhe këtu dua të theksoj se niveli arsimor apo social nuk është vendimtar) i gjej të pavend fjalime pompoze, kur në fakt situata është krejt primitive: dhunë dhe frikë për jetën. Duhet thënë se ky nuk është veçse një realitet i rrethinave, dhuna nuk zgjedh…!

E shoh me rëndësi vendimtare rolin e institucioneve arsimore dhe ligjvënëse/zbatuese në vendin tonë, duke i mësuar kështu gratë të mos pranojnë dhunën, si dhe të besojnë në fuqinë e autoriteteve, të besojnë se nuk do të përqeshen kur denoncojnë burrat e tyre për dhunë, si dhe do të merren seriozisht kur ndihen të shantazhuara në dinjitet.

Ky 8 Mars është edhe i atyre grave shqiptare që kanë mundur të tejkalojnë gjithë çfarë shtruam më sipër dhe sot sfidat i kanë gjetkë. Luftojnë të kryesojnë në tregun vendës dhe të huaj, me të njëjtën vendosmëri dhe besim të një burri, pavarësisht gjykimeve, paragjykimeve, shkopinjve nën rrota apo vështirësive.

Ajo që duhet thënë është se për të qenë një grua e lumtur, nuk duhet të jesh një burrë. Lufta për barazi është e shëndetshme atëherë kur kuptohet se unikja mes dy palëve, nuk cenon të drejtat e gjithsecilit.

Nga ana tjetër, fajtori s’është kurdoherë një burrë. Jetesa në kohë moderne i ka shtyrë gratë drejt një qasjeje delikate, shpesh shkaktare të pakënaqësive që burojnë nga vetë gruaja, apo të tjera gra, për gruan. Tundja e kartës së feminizmit gjerësisht dhe pa fre ka në fakt një efekt të kundërt, ashtu si edhe gjykimi i dedikimit ndaj jetës familjare apo nxitja me çdo kusht drejt karrierës. Një grua mund të zgjedhë t’i përkushtohet qëndrimit në shtëpi, për aq kohë sa është zgjedhja e saj dhe ajo që ajo do. Vënia e barazimit midis suksesit në karrierë dhe lumturisë i bën shumë gra të tjera të ndihen të dështuara. Po kështu, gjuha e urrejtjes nga vetë gratë në platformat virtuale është një e metë që duhet ta ndreqim. Çdo koment fyes i një gruaje ndaj një gruaje është manuali i radhës, që ne vetë po i servirim një burri për të na u drejtuar në të njëjtën gjuhë ne apo një tjetër gruaje.

Njerëzimi tanimë i ka mësuar hapat e zgjidhjes së një problemi: analizim dhe veprim. Ne e dimë se problemet e shoqërisë sonë nisin që në gjenezë, ashtu siç e dimë se shpresa projektohet tek e ardhmja, te prindërit e rinj, vajzat e reja dhe brezat që do të vijnë. Ushqyerja me respekt dhe dashuri për veten, si dhe për këdo brenda apo jashtë llojit tënd premton ndryshim.

Garancia e vetme që një grua ka për cilësinë e jetës së saj është vetë ajo. Ne gratë duhet të kuptojmë se për aq kohë sa do t’i projektojmë ëndrrat dhe pritshmëritë te vetja, si dhe do të investojmë për të qenë versioni ynë më i mirë, historia do të shkruhet bukur. Gara me veten është gara më vizionare.

Gratë që synim kanë të jenë të barabarta me burrat kanë mungesë ambicieje – do të shkruante shekullin e shkuar një burrë. Kjo nuk është një garë e më të mirit, është një luftë e përbashkët për të mirën.

Le të shërbejë ky 8 Mars për të kujtuar se mund të bëjmë diçka të mirë për veten. Një hobi, një gjuhë të re, më shumë kohë për pasionet tona dhe një ndryshim për mirë. Duajeni veten…! Bashkë me të edhe burrat.

The post Gruaja, ajo që shtron kufijtë e mundësive me butësi dhe forcë appeared first on 27.

Të Lidhura

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

nga 27
15:35 | 27/12/2025
0

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me...

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

nga 27
15:21 | 27/12/2025
0

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Bajzë. Pronare e magazinës është shtetase...

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

nga 27
15:01 | 27/12/2025
0

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë në Shkodër. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale...

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

nga 27
14:45 | 27/12/2025
0

Në prag të festave të fundvitit, në Vlorë janë konstatuar dhe sekuestruar 179 copë lëndë piroteknike të ndaluara për tregtim,...

Para
Jemi gati të tërhiqemi nga amendamenti… –

Jemi gati të tërhiqemi nga amendamenti... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –

15:35 | 27/12/2025
Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

15:21 | 27/12/2025
Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –

15:01 | 27/12/2025
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –

14:45 | 27/12/2025
Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

Allegri ndryshon sulmin për Veronën –

14:31 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –
  • Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –
  • Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari –
  • Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja –
  • Allegri ndryshon sulmin për Veronën –
  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe –
  • Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com