Ernest Muçi shënoi golin e parë me Besiktasin. Sulmuesi i talentuar shqiptar u transferua në Stamboll në ditën e fundit të merkatos dimërore.
22-vjeçari, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, realizoi një gol shumë të bukur në suksesin 0-2 të Besiktasit përballë Istanbulsporit.
Muçi foli pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit turk, ku ndër të tjera theksoi se ai dhe shokët e tij duhet të vazhdojnë përpara me të njëjtin fokus.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura, si sot.
Fitorja? Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne.
Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, theksoi lojtari i kombëtares shqiptare.