Drejtori i Veliajt denoncohet për tenderin 1.3 MLN Euro për sistemin e faturimit të ujit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Veliajt denoncohet për tenderin 1.3 MLN Euro për sistemin e faturimit të ujit –

13:21 | 22/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

SPAK-u e ka gati dosjen për administratorin e Veliajt në krye të Ujësjellësit të Tiranës. Mjafton të lexojë denoncimet që bëjnë bizneset në Komisionin e Prokurimit Publik në adresë të Elton Kacidhes. Pasi e përdori për fushatat e tij elektorale, Lali Eri e ka vënë Kacidhen të administrojë UKT, burimin e madh të parave që mblidhen nga tarifat dhe taksat e qytetarëve. Administratori në fjalë është një drejtor-kamikaz që nuk pyet për kontrollet apo hetimet, por i çon fondet aty ku e urdhërojnë. Kujtojmë se gjatë kohës që ishte Drejtor i Drejtorisë së Mirëmbajtjes, ndaj Elton Kacidhes u regjistrua në SPAK një denoncim për ngritjen pa leje në mes të pyllit të një fabrike asfalto-betoni.

Në krye të Ujësjellësit Kacidhja ka treguar mospërfillje ndaj ligjit mbi prokurimet duke rrezikuar të merret nën hetim për shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion.

Një nga këto tendera, është firmosur në fillim të këtij viti, me objekt “Përmirësimi i sistemit të faturimit dhe sigurisë, moduleve të taksave, leximeve dhe pagesave me palët e treta, mirëmbajtje dhe monitorim i sigurisë së sistemit dhe moduleve”. Për këtë shërbim shpenzohen 1.3 milion euro!

Tenderi është manipuluar në mënyrë të tillë që të fitohet nga kompania e paracaktuar. Siç shohim në dokumentet e tenderit, gara është hapur më 3 janar 2024 dhe afati i fundit i paraqitjes së ofertave ka qenë 5 shkurti. Por parashikimet nuk kanë ecur sipas planeve, sepse  abuzimet e bëra në prapaskenë janë denoncuar.

Në dokumentin që ne disponojmë, thuhet se, “Në datën 11.01.2024 nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa me numër ankimi elektronik A/2024/3748 dhe me nr. 71 prot., datë 11.01.2024 e operatorit ekonomik “Primus Albania” SHPK me anë të së cilës kërkohet modifikimi i dokumenteve të procedurës së prokurimit të sipërcituar”.

Në shqyrtim të këtij dokumenti evidentohet se, Primus Albania” SHPK pretendon se UKT ka hartuar kriteret duke diskriminuar të gjithë operatorët e interesuar për t’i hapur rrugë vetëm një kompanie që mund të jetë paracaktuar fituese për këtë projekt.

Një nga pikat që prek ankimuesi është që operatorët ekonomik duhet të përkthejnë dokumentet, qoftë edh certifikatat, në gjuhën shqipe. Por, “Primus Albania” shpreh se ligji i lejon që dokumentet të dorëzohen edhe në gjuhën angleze.  Madje, pasi çështja shkoi në KPP edhe vetë komisioni i Kacidhes e pranoi këtë “gabim”.

Ishte ky një lapsus?  Sigurisht që jo, sepse në këtë tender janë evidentuar edhe një sërë shkeljesh të tjera.

Me sa duket Kacidhja nuk ka dashur që përballë firmës së preferuar të vërë oferta konkurruese. Prandaj për ta anashkaluar këtë  mundësi, ka bërë një rrëmujë tek kriteret  dhe kërkesat për operatorët të cilët do të garonin në bashkëpunim.

“Paragrafi i parë i kriterit 2.2.4 është i paqartë dhe krijon konfuzion për plotësimin e tij. Çfarë konkretisht kërkohet nga çdo anëtar i grupit dhe kush është vërtetimi i lëshuar nga autoriteti përkatës në të cilin ai është regjistruar sipas QKB?”, shprehet ankimuesi.

Pas shqyrtimit të këtyre pretendimeve dhe analizave të dokumenteve të tenderit, Komisioni i Prokurimeve Publike ka vendosur t’i anulojë tenderin Kacidhes, duke e ngadalësuar manovrën e Kacidhes dhe me siguri për t’i ngritur nervat Lali Erit

Deri tani SPAK ka treguar se mund të arrestojë pa problem drejtorët e Lali Erit pavarësisht mburojës politike. Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, SPAK ka bërë hapin e radhës në lidhje me aferën 110 milionë euroshe duke lëshuar 16 urdhër-arreste në Tiranë, mes të cilëve është edhe emri i Taulant Tushës, drejtorit Përgjithshëm të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Por Tusha nuk është i vetmi drejtor për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestim. Në listën e personave të arrestuar janë disa drejtorë të tjerë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ata janë hetuar edhe për çështje të tjera, jo vetëm për aferën në inceneratorin e Tiranës.

Urdhër-arresti u lëshua për Erjon Muratajn, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës. Në listë ishte edhe Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë. Edhe Alba Thoma, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në Ministrinë e Drejtësisë, deri në pozicionin e titullares së Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë. Valbona Ballgjini, është emër tjetër, ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës. Po ashtu drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë është Namik Simixhiu, ish anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës. Në listë është edhe Sidita Kopliku, anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës. Dy emrat e tjerë janë Jetmir Llapaj dhe Sidita Tola.

Pra, bizneset duhet të tregojnë pak kurajo dhe t’i çojnë denoncimet direkt në SPAK, sepse është humbje kohe të ankohesh në KPP, ku edhe vetë kryetari i institucionit është marrë nën hetim nga SPAK për tenderin e koncesionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –

U dorëzua pa rezistencë –

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

Të Lidhura

nga 27
22:10 | 27/04/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatura të reja për postin e Presidentit të Kosovës. Njoftimi është bërë nga kryetarja e...

U dorëzua pa rezistencë –

nga 27
21:56 | 27/04/2026
0

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Ervin Matës. Ai  është kapur në Brazil, aty ku fshihej duke përdorur dokumente identifikimi...

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

nga 27
21:48 | 27/04/2026
0

Dinamo ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 33-të të Superiores përballë Flamurtarit të vendit të fundit me...

21:44 | 27/04/2026

Para
Sulme në lokalet e natës/ 8 të arrestuar, mes tyre 1 shqiptar –

Sulme në lokalet e natës/ 8 të arrestuar, mes tyre 1 shqiptar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –

Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –

22:10 | 27/04/2026

U dorëzua pa rezistencë –

21:56 | 27/04/2026
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

21:48 | 27/04/2026
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

21:44 | 27/04/2026
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit –

21:30 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –
  • U dorëzua pa rezistencë –
  • Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit –

  • Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit –
  • Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –
  • U dorëzua pa rezistencë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com