Një 29 vjeçar është qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje, teksa qëndronte në verandën e një lokali pranë zonës së njohur si ish ekspozita “Shqipëria sot” në Tiranë.
Policia e Tiranës informon: rreth orës 12:40 minuta ka patur një konfikt ku me pas ka çuar në plagosjen me armë zjarri, të shtetasit A.M 29 vjeç.
I plagosuri është dërguar për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit apo autorëve.