Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kërkon shkakrimin nga detyra të kreut të gjykatës së Gjirokastrës si dhe ta pezullojë si gjyqtar, Guximtar Bocin.
Ministri ka reaguar menjëherë pas materialit të transmetuar në emisionin “Stop”. “Ngjarja e transmetuar audio është shokuese! E papranueshme për figurën e çdo zyrtari aq më tepër gjykatës.” është shprehur Manjani.
Manjani tha se kanë nisur menjëherë procëdurat e inspektimit për procedim disiplinor si dhe ka nxitur prokurorinë të fillojë hetimin penal për këtë çështje.
Skandal në Gjirokastër/ Kreu i Gjykatës kërkon seks në këmbim të drejtësisë