Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho deklaroi në seancën e sotme parlamentare se pr/ligji për riorganizimin e institucionit të Prefektit nuk është i plotë. Braho u shpreh se ky projektligj ka ardhur si pasojë e lobimit dhe presionit të kryetarëve të bashkive.
“Më kujtohet se në vitet e shembjes së shtetit, në 1997-n, mjaft prefektë sin ë Durrës, Elbasan etj, në vend që të merrëshin me qetësimin e situatës politike firmosën dhe urdhëruan me shkresa shpërndarjen e armëve dhe organizime paramilitare për të shtypur revoltat e nxituara nga fajdet apo për të krijuar lehtësirat në manipulimin e proçeseve zgjedhore, siç ndodhi në ato të vitit 1996”-shtoi Braho.