Britanikët marshojnë për “ndalimin e gjenocidit në Gaza” – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britanikët marshojnë për “ndalimin e gjenocidit në Gaza” –

08:46 | 04/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Qindra mijëra qytetarë në Britani zhvilluan “marshimin kombëtar” për herë të 8-të me thirrjen për “ndalimin e gjenocidit” në Gazën nën sulmet izraelite dhe kërkuan armëpushim urgjent në Gaza.

Protestuesit të cilët u mblodhën para transmetuesit britanik BBC në Londër, marshuan në bulevardin “Whitehall” në të cilin ndodhet kryeministria dhe disa ministri dhe akuzuan qeverinë britanike për “bashkëfajtore në gjenocidin e Izraelit në Gaza” dhe i bënë thirrje qeverisë që t’i japë fund këtij partneriteti.

Me pankarta në duar me mbishkrimet “Palestina e Lirë”, “Jepini fund bombardimeve në Gaza”, “Armëpushim tani” dhe “Netanyahu vrasës”, protestuesit pro-Palestinës kërkuan “ndalimin e gjenocidit” në Gaza e cila ndodhet nën sulmet e Izraelit.

Në një deklaratë nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës (PSC) e cila organizoi marshimin thuhet se përgjigjja që qeveria britanike ka dhënë ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është “kategorikisht e turpshme” dhe se përgjigjja në fjalë përpiqet të nënvlerësojë rëndësinë dhe urgjencën e vendimit të gjykatës.

Pasi nënvizohet se pezullimi i eksportit të armëve nga Britania ndaj Izraelit duhet të jetë “reagim urgjent”, më tej në deklaratë thuhet:

“Qeveria britanike në vend të kësaj i është bashkuar vendeve të tjera në pezullimin e financimeve ndaj UNRWA-së e cila luan rol jetik në sigurimin e shërbimeve bazë për refugjatët palestinezë në Gaza dhe vende të tjera të rajonit. Kjo është pandërgjegjshmëri në kontekstin e një gjenocidi”.

– “Kemi për detyrë të tregojmë se bota është në anën e popullit të Gazës”

Hannah e cila mori pjesë në protestë, në një prononcim për gazetarin e AA-së tha se “Arsyeja që ndodhemi këtu, është të përfaqësojmë popullin palestinez. Ne mendojmë se kemi për detyrë të tregojmë se bota është në anën e tyre edhe pse qeveria britanike nuk është në anën e tyre”.

Duke vënë theksin se në marshim kanë marrë pjesë njerëz nga çdo moshë në mbështetje të Palestinës, Hannah tha:

“Nëse shikon përreth nesh, ka njerëz të çdo moshe. Njerëz nga të gjitha përkatësitë etnike dhe të gjitha segmentet e shoqërisë janë mbledhur, është detyra jonë të jemi në mbështetje të tyre për të treguar se nuk janë harruar edhe pse (palestinezët) ndihen sikur janë harruar. Që të gjithë jemi pranë tyre dhe prej shumë vitesh ashtu kemi qenë”.

Hannah i bëri thirrje qeverisë britanike që të kërkojë armëpushim urgjent në Gaza.

Read more

Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

Të Lidhura

nga 27
22:41 | 26/02/2026
0

Ermal Meta duket se është në rrugë të mbarë në garën e tij në Sanremo. Artisti shqiptar është vlerësuar nga...

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

nga 27
22:27 | 26/02/2026
0

Detaje nga mbledhja e PS në Pallatin e Brigadave, që u përmbyll me 7 ndryshime në qeveri. Burime bëjnë me...

22:25 | 26/02/2026
0

Detaje nga mbledhja e PS në Pallatin e Brigadave, që u përmbyll me 7 ndryshime në qeveri. Burime bëjnë me...

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

nga 27
21:51 | 26/02/2026
0

Pas shkarkimit të Belinda Balluku nga posti i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, vendi i saj në qeverinë...

Para
Pesë trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve –

Pesë trajtime të thjeshta natyrale kundër tharjes së duarve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –

22:41 | 26/02/2026
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

22:27 | 26/02/2026
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

22:25 | 26/02/2026
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –

21:51 | 26/02/2026
Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –

21:17 | 26/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –
  • Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

  • Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës –
  • Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen! –
  • Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh! –
  • Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com