Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, e nisi vizitën e tij zyrtare në Turqi, me një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ankara.
Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si e madhe në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, Ministri Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e diasporës shprehen gatishmërinë për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite, ministri Bushati pritet të takohet me përfaqësues të lart të politikes turke.