Vendimet e Komisionit të Disiplinës, nga gjobat te pezullimi i lojtarit të Tiranës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, nga gjobat te pezullimi i lojtarit të Tiranës –

17:53 | 23/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendimet e fundit sa i takon të gjitha ngjarjeve sportive në fundjavën që lamë pas, në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Vllaznia (100.000 lekë) dhe Kukësi (50.000 lekë) janë gjobitur, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Disiplina pezulloi me 3 ndeshje lojtarin e Tiranës, Albi Doka, me motivin e sjelljeve jo të përshtatshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Nuk ka shpëtuar paq as Erzeni. Këta të fundit, përveç gjobës, do luajnë katër ndeshje pa spektatorë. Arsyeja ka të bëjë me faktin se tifozët shijakas kanë hedhur sende në fushë dhe është përdorur dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë.

Vllaznia e Femrave paguan shtrenjtë mos-prezencën në sfidën e dytë ndaj Gramshit dhe nuk do mund të luajë në Kupën e Shqipërisë për këtë edicion, as për tjetrin në vijim. Vendimet e tjera kanë të bëjnë me AF Elbasanin, Teutën U-17 dhe Luftëtarin.

Vendimet:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës në ndeshjen kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv dhe duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/b, 17/1/c, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë

Lojtari i KF Tirana, Albi Doka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Teuta U-17, Samuel Xhafkollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Vllaznia Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Gramshi Femra, në bazë të neneve 16/1 të KDE dhe 32/2 të rregullores së aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftëtari, Sousa Santos Jersival, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Read more

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026 –

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

Të Lidhura

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –

nga 27
07:58 | 30/04/2026
0

Çmimet e naftës shënuan një rritje të fortë këtë të enjte në tregjet aziatike, pas raportimeve se ushtria amerikane po...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –

nga 27
07:34 | 30/04/2026
0

DashiPo kaloni një periudhë dinamike, plot lëvizje, takime dhe përvoja të reja. Do të ndiheni më të hapur ndaj ndryshimeve...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026 –

nga 27
07:29 | 30/04/2026
0

Kjo e enjte, 30 prill, pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, reshjet...

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

nga 27
23:14 | 29/04/2026
0

Ishin dy penallti ato që vulosën duelin. Fillimisht shënuan “Topçinjtë” e Mikel Artetës me Gyokeres në minutën e 44-t, duke...

Para
Olsi dhe Rike shfaqin afrimitet, a do ketë një… –

Olsi dhe Rike shfaqin afrimitet, a do ketë një... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –

07:58 | 30/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –

07:34 | 30/04/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026 –

07:29 | 30/04/2026
Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –

23:14 | 29/04/2026
Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –

22:06 | 29/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026 –
  • Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO) –
  • Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD –
  • Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com