Ish-Kryeministri Sali Berisha iu drejtua sërisht me mesazh qytetarëve për të thyer frikën dhe për të reaguar nga atij që e konsideron si regjim i Edi Ramës.
Në fjalën e mbajtur pasditen e sotme, ndërsa poshtë apartamentit të tij janë mbledhur sërisht mbështetësit pavarësisht kushteve të motit, Berisha tha se nuk ka shqiptar sot që pranon me vullnet, me dëshirë, një qeveri që grabit votën e qytetarëve, një qeveri, e cila ndërsen bandat për të terrorizuar qytetarët.
“Nuk ka shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, që do një qeveri që boshatis në mënyrën më të pamëshirë Shqipërinë. Por ka shqiptarë që kanë frikë të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie.
Ka shqiptarë që kanë frikë të mos i binden bandave që ajo ndërsen kundër tyre. Ka shqiptarë, të cilët ulin kokën, pavarësisht se varfërohen çdo muaj, çdo vit e më shumë. Ka shqiptarë, të cilët ndonëse vendi i tyre tretet para syve të tyre, përsëri nga frika heshtin.
Por ju jeni shembulli i tyre, ju jeni frymëzimi i tyre, ju jeni shumica e vërtetë e kombit.
Ndaj dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të frymëzuar nga ju, nga kjo betejë, të bashkohen dhe të ecim të sigurt drejt fitores.
Terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës.
Por kjo nuk do të thotë se ata e duan, se ata e pëlqejnë.
Përkundrazi, ata njëlloj si ju, urrejnë Edi Ramën, urrejnë regjimin e tij, urrejnë narkoshtetin dhe duan një Shqipëri normale.
Nuk është e largët dita kur unë, së bashku me disa prej jush këtu, ose që nuk janë të pranishëm, protestonim në marshim rrugëve të Tiranës me një qëllim të vetëm, të vrisnim frikën te qytetarët.
Dhe kjo së shpejti do të ndodhë përsëri. Se ju jeni të pamposhtur, sepse ju po mbroni një kauzë të drejtë, se ju po u prini shqiptarëve në një betejë pa kthim kundër diktaturës moniste të krimit, drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve”, tha Berisha.