Ligji për nënshtetësi në Gjermani, kundërshton opozita – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji për nënshtetësi në Gjermani, kundërshton opozita –

09:51 | 20/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjermani – Reagime pas miratimit të ligjit për nënshtetësinë

Nga Oliver Pieper, DW

Reformimi i së drejtës të nënshtetësisë lehtëson marrjen e nënshtetësisë sidomos për ata që e sigurojnë vetë jetesën. Kjo duhej bërë me kohë, thotë qeveria, jo, është e gabuar, kundërshton opozita.

Rreth 12 milionë njerëz në Gjermani nuk kanë pasaportë gjermane, megjithëse shumica e tyre jeton më shumë se 10 vjet në Gjermani. Kjo ka për të ndryshuar me ligjin e ri për nënshtetësinë. Ata që e sigurojnë vetë jetesën, mundet në të ardhmen të marrin pasaportën gjermane pas 5 dhe jo më 8 vjetësh. Kush për shembull angazhohet tek zjarrfikësit vullnetarë, pra sjell një arritje integrimi të veçantë, mundet që të marrë nënshtetësinë gjermane edhe pas 3 vjetësh. Risia tjetër, pasaportë e dyfishtë është e mundur për të gjithë ata, që nuk janë qytetarë të BE. “Njerëzit që prej vitesh jetojnë këtu, kanë qasje të plotë tek e drejta demokratike për të votuar, pa e varur në gozhdë historinë e vet”, shpjegon Konstantin von Notz, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Të Gjelbërve, kundrejt gazetës “taz”.

Drejt “një vendi modern imigrimi”

Hakan Demir nga SPD e vlerëson të suksesshme reformën. Qeveria e koalicionit është “koalicioni i vetëm politik, me të cilën ishte e mundur një gjë e tillë”, thotë deputeti për gazetën “taz”. Derya Türk-Nachbaur nga grupi parlamentar socialdemokrat shënon në platformën X, se mesazhi për miliona vetë është “Ju jeni pjesë e jona”.

Kurse sekretarja e shtetit për migracionin, refugjatët dhe integrimin, Reem Alabali-Radovan, deklaroi në radion Deutschlandfundk, se kushtet për të marrë nënshtetësinë gjermane do të mbeten edhe më tej të larta. Gjermania do të jetë një vend modern imigrimi, por në tërheqjen e forcave të kualifikuara krahasuar me vendet e tjera, ajo nuk kryeson. Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, SPD gjatë debatit në Bundestag tha, se “edhe ne duhet t’u bëjmë një ofertë njerëzve, atyre që janë të kualifikuar nga e gjithë bota si e bën SHBA apo Kanadaja.”

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar socialdemokrate, Dirk Wiese, tha se “ne kujdesemi që njerëzit që e kanë bashkëndërtuar këtë vend, kanë të drejtë edhe nga ana ligjore në këtë vend”. Deputeti i SPD, Adis Ahmetovic e quan ligjin për nënshtetësinë e dyfishtë, jo vetëm një instrument të mençur ekonomikisht për të fituar fuqi të kualifikuar punëtore, por edhe “një mirënjohje të vonuar për arritjet e njerëzve me histori migrimi në Gjermani”.

Unioni e shikon ligjin si zhvlerësim të pasaportës gjermane

Unioni i CDU dhe CSU e kritikon reformën e nënshtetësië. Deputeti i CSU dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Alexander Dobrindt në muajt e kaluar ka bërë fjalë për “një ofrim me çmim të lirë” të nënshtetësisë gjermane. “Të ruhet vlera e nënshtetësisë gjermane” ishte titulli i një kërkese të grupit parlamentar konservator, ku vlerësohet si “tërësisht e gabuar” reforma. Aty theksohet se reforma e qeverisë injoron “krizën e migracionit dhe problemet e integrimit”. Unioni kërkon një projektligj, që “të drejtën e nënshtetësisë e zhvillon me kujdes dhe të orientuar nga realiteti”.

Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Alexander Throm, u shpreh se bëhet fjalë për një “ligj për zhvlerësimin e nënshtetësisë”. Afatet e reja janë shumë të shkurtra për të siguruar, se integrimi është arritur ashtu si duhet. “Qeveria nuk ndryshon thjesht një ligj me nënshtetësinë, ajo ndryshon shoqërinë tonë.”

[Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Alexander Throm, duke gjestikuluar në pultin e Bundestagut] [Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Alexander Throm, duke gjestikuluar në pultin e Bundestagut]
Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Alexander ThromFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Paragraf i ri kundër antisemitizmit

E re është që të huajt nuk duhet të vetëm të pranojnë rendin liberal demokratik të kushtetutës gjermane, para së të bëhen gjermanë, por edhe përgjegjësinë e veçantë historike të Gjermanisë për kohën e nacionalsocializmit dhe pasojat e tij, sidomos për mbrojtjen e jetëve hebreje. Ministri federal i Drejtësisë, Marco Buschmann nga FDP në lidhje me protestat antisemitiste në rrugët gjermane është shprehur se “nuk është e pajtueshme me vlerat tona, kur festohet në rrugët gjermane vrasja masive e hebrenjve pas Holokaustit dhe kërkohet Kalifati si formë e shtetit.”

Kritika për reformën e nënshtetësisë vijnë edhe nga organizata të shoqërisë civile për shkak se hiqen përjashtimet për ata që nuk e sigurojnë vetë jetesën. Të prekurit në të ardhmen mund të marrin nënshtetësinë vetëm në rast të vërtetimit të një rasti të veçantë përjashtues. Ata nuk kanë më të drejtë ligjore për këtë, vendimi varet nga autoritetet përkatëse. Do të kishim dëshiruar një zgjidhje ligjore “që përjashton diskriminimin e njerëzve me kufizime fizike, ata që rrisin fëmijët vetëm apo të moshuarit”, kritikoi Ulrich Schneider, drejtues i Shoqatës Gjermane të Bamirësisë.

Read more

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim –

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin –

Të Lidhura

nga 27
15:40 | 28/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Fier. Blutë e qytetit kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet F.Ç.,...

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

nga 27
15:14 | 28/02/2026
0

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana...

15:12 | 28/02/2026
0

Vetëm pak ditë më parë, në zonën e njohur si “treshi”, një fëmijë vetëm 7 vjeç humbi jetën në rrethana...

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin –

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin –

nga 27
15:06 | 28/02/2026
0

“Sot po shohim se mafia shqipfolëse është sfida jonë më e madhe”. Kështu deklaroi drejtori i Policisë Gjyqësore Federale në...

Para
Lufta në Ukrainë, zbulohen detaje të reja të sulmit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim –

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim –

15:40 | 28/02/2026
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

15:14 | 28/02/2026
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

15:12 | 28/02/2026
‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin –

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin –

15:06 | 28/02/2026
“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit –

14:46 | 28/02/2026

Më Të Lexuarat

  • I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim –
  • Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

  • ‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin –
  • “Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit –
  • Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim –
  • Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com