Në përvjetorin e 3 të burgosjes, Navalny: Putini udhëheq mbi bazë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në përvjetorin e 3 të burgosjes, Navalny: Putini udhëheq mbi bazë…

21:20 | 17/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se modeli i pushtetit të krijuar në Rusi prej presidentit Vladimir Putin është i ndërtuar mbi gënjeshtra, teksa e ka shënuar trevjetorin e burgosjes së tij, nën akuzat që besohet se janë të motivuara politikisht.

Bashkëpunëtorët e Navalnyt e kanë lexuar një deklaratë të tij, në të cilin kritiku i Kremlinit ka treguar pse ka vendosur të kthehet në Rusi, më 17 janar 2021, ditën kur është arrestuar nga autoritetet ruse, pak minuta pas aterimit nga Gjermania, ku është trajtuar për helmimin me agjent nervor Noviçok, që e ka pësuar në Siberi.

“E kam shtetin dhe besimet e mia. Nuk dua të heq dorë prej shtetit dhe besimeve të mia. Nuk mund të tradhtoj as njërën, as tjetrën. Nëse besimet tuaja vlejnë për diçka, duhet t’iu qëndroni mbrapa. Nëse është e nevojshme, të jeni gati për sakrificë”, është thënë në deklaratën e Navalnyt.

Read more

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve –

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

“Duke u kthyer, unë e kam mbajtur premtimin e dhënë para votuesve të mi. Ata që nuk gënjejnë duhet të shfaqen më në fund në Rusi. Ka rezultuar që unë duhet të paguaj duke qëndruar në burg, për të mbrojtur besimet e mia. Dhe natyrisht, nuk dua të jem i burgosur. Por nuk do të heq dorë prej ideve dhe vendlindjes sime”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Një grup oficerësh brenda burgut në qytezën Harp, rreth 1.900 kilometra në verilindje të Moskës. Mbështetësit e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny tregojnë se ai është dërguar në një burg në zonën ku mbretëron mot i ashpër.

Navalny, i cili ka qenë afër vdekjes pas helmimit, e fajëson aparatin rus të sigurisë se e ka helmuar, duke vepruar në emër të Putinit.

Kremlini e mohon çdo përfshirje në helmimin e Navalnyt.

Ai fillimisht është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht.

Dënimi fillestar është konsideruar si rast i motivuar politikisht.

Në mars të vitit 2022, Navalny është dënuar me nëntë vjet burgim nën akuzat për përvetësim, akuzë tjetër e konsideruar mbi baza politike.

Fondacioni i Navalnyt Kundër Korrupsionit dhe rrjeti i tij, janë shpallur organizata “ekstremiste” dhe u është ndaluar aktiviteti pas arrestimit të Navalnyt, dhe më pas ai ka nisur të hetohet dhe nën akuza për ekstremizëm.

Në gusht të vitit të kaluar, një gjykatë ia ka zgjatur Navalnyt dënimin me burgim në 19 vjet, dhe e ka dërguar në një regjim më të ashpër burgu.

Muajin e kaluar, Navalny është transferuar në një burg në rajonin rus të Arktikut.

Ndihmësit e Navalnyt kanë thënë ditë më parë se planifikojnë të organizojnë marshe në dhjetëra qytete në botë, për të kërkuar lirimin e Navalnyt dhe dorëheqjen e Putinit.

The post Në përvjetorin e 3 të burgosjes, Navalny: Putini udhëheq mbi bazë… appeared first on 27.

Të Lidhura

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

nga 27
20:24 | 07/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani është shprehur kritik, duke akuzuar protestues, qytetarë, blogerë e gazetarë. Ky reagim i tij vjen...

“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

nga 27
19:58 | 07/06/2026
0

Protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe turistë të huaj, të cilët kanë mbështetur qytetarët në protestën e tyre. “Jam...

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve –

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve –

nga 27
19:50 | 07/06/2026
0

Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai...

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

nga 27
19:32 | 07/06/2026
0

Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e numërimit...

Para
Brava po përdor gratë njëlloj si Rama –

Brava po përdor gratë njëlloj si Rama -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

20:24 | 07/06/2026
“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

19:58 | 07/06/2026
“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve –

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve –

19:50 | 07/06/2026
Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –

19:32 | 07/06/2026
Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –

19:24 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –
  • “Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –
  • “Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve –
  • Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin –
  • Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja –
  • Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas kjonfliktit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –
  • “Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com