Partizani të jetë i përqendruar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partizani të jetë i përqendruar –

17:02 | 12/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes së parë të tij zyrtare në stolin e të kuqve. Një ndeshje që përkon me sfidën ndaj Teutës, ku tekniku durrsak ka theksuar se kërkon maksimumin nga ekipi i tij.

“Sigurisht në profesionin të cilit unë i kam hyrë prej 5 viteve i ka këto lëvizje, kthehem në një klub që e kam lënë komplet tjetër dhe e gjej komplet të ndryshuar. Siç ka ndryshuar klubi, ka ndryshuar edhe pozicioni im, kam qenë në rolin e lojtarit dhe kapitenit ndërsa tani jam të trajnerit. Sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha, duke ditur edhe objektivat që ka klubi dhe është përgjegjësi e madhe ta drejtosh këtë klub.

E nisim kampionatin pas një pauze – Është ndeshja ime e parë dhe gjithsecili kërkon të bëjë më të mirën. Pas një karriere të gjatë, se kam rreth 30 vite në futbollin shqiptar, që nga viti 1994 dhe kam ndërruar shumë skuadra. Kështu i bie që sa herë të përballëm është një ish-skuadër. Ndaj ish-skuadrave gjithmonë ruajë respekt të ndërsjellë siç i takon një profesionisti, kurse në fushën e lojës dua të gjitha ndeshjet t’i fitoj.

Në futboll nuk ka skuadra të lehta – Ka skuadra dhe kundërshtarë të vështirë. Me këtë ide duhet të futemi, nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara, por në atë që kemi punuar dhe punojmë, faza shërben për kampionatin. Aty kërkojmë të jemi serioz në çdo ditë të punës, se kampionati është që javë për javë të bëjmë më të mirën tonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë seriozitet dhe asnjëherë dozë demotivimi.

Dëmtimet – Fatkeqësisht nga lojtarët që kam gjetur të dëmtuar, asnjë nuk është kthyer dhe Mehmeti mungon për arsye kartonësh. Shpresojmë që në vijim, edhe pse gjendja përmirësohet, gradualisht të futen me grupin dhe pastaj të marrin gjendjen optimale. Tani është situatë e njëjtë me atë që ka mbaruar kampionati. Mos gabohem në atë ndeshje të fundit Bintsuka ishte ndërsa tani nuk është. Kemi kontingjent lojtarësh që nuk mund të qajmë ato që nuk janë, por të përqendrohemi te ajo që duam të marrim nesër.

Përkushtimi – Ajo që pashë në Turqi ishte skuadër dhe djem që kanë dëshirë për të punuar, seriozitet, dëshirë për të ecur përpara. Ne duhet të ngulmojmë sa më shumë sa i përket pjesës së vazhdimësisë, për t’u rritur kërkohet vazhdimësia, e cila kërkon disiplinë, pune e përkushtim. Këto i pashë në ato pak ditë sa ishim atje, besoj se na kanë shërbyer.

Skuka e njeh mirë ambientin – Ka ndjenjë të mirë kolektiviteti me çunat, nuk mendoj se do kohë për përshtatje. Ai vjen pas një periudhe që ka qenë pushim, ndaj i duhen pak ditë për të qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe për t’i marrë të gjithë cilësitë që ka.

Skuka është i gatshëm, është në grumbullimin e skuadrës por është një situatë ku ai ka nevojë për ndihmën tonë. Duhet të jemi pak të duruar e kujdesshëm se është lojtar me mjaft vlera, edhe kur u kthye është pjesë e rëndësishme për të arritur objektivat e duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket gjendjes së tij fizike. Duhet që ai të gjejë gjendjen e tij fizike me minutazhin dhe kohën e duhur, pastaj të na ndihmojë ai me cilësitë që ka.

Mbrojtja – E kam gjetur skuadrën me 3 qendërmbrojtës dhe shpresojmë të na kthehet Preka dhe bëhen katër, se Bytyçi do të mungojë për disa muaj. Kështu që me këto që kam gjetur, kam gjetur dëshirën, të rinj që kërkojnë të rriten.

Më e rëndësishme në futboll është dëshira dhe përkushtimi ndaj profesionit se po t’i kesh, është më e lehtë të përmirësohesh e rritesh. Duke u rritur gjithsecili nga pak, bëjmë atë gjënë e madhe pastaj që gjithsecili ka pjesën e vet të gjithë këtij ingranazhi që kërkon të lëvizi, skuadrën.

Ku ka skuadër që nuk do të përmirësohet? Ku ka njeri që nuk do të zhvillohet? Njeriu do të mësojë e përmirësohet edhe kur është 60 vjeç, jo më ne që jemi të rinj, si unë e skuadra. Përmirësimi është pjesë e një procesi, që në fillim njeriu do ta ketë si objektiv, dhe duke e pasur të qartë që një qëllim ‘unë do të shkoj këtu’, pengesat janë për t’u kaluar dhe janë për njerëzit e vështirësive. Kemi të gjithë qëllim për t’u rritur e përmirësuar dhe në fund fare të jemi të kënaqur me objektivin që arrijmë.

Pretendentët? Unë i shoh të gjithë në katërshe, edhe pse renditja të jep deri diku se cilat janë pretendente. Është edhe gjysma e kampionatit për t’u luajtur, por një skuadër që bën një seri fitoresh radhazi, nuk është çudi që të vijë pranë nesh.

“Final 4” – Nuk e di si do e interpretojnë skuadrat që janë në krye me lëvizjet që kanë bërë për të qenë më pas në katërshen për herë të parë, formula është që në fund fare shihen të mirat apo të këqijat, duhet të presim. Por duhet të jemi të përqendruar për të bërë më të mirën në 36 javë. Pastaj janë dy ndeshje që kërkojnë shumë freski, përqendrim dhe sidomos fatin pasi janë finale”, tha ndër të tjera Shehi.

Read more

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Të Lidhura

nga 27
11:17 | 20/12/2025
0

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave u shënua këtë të shtunë në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet...

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

nga 27
11:01 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor)....

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

nga 27
10:45 | 20/12/2025
0

Një 24-vjeçar është kapur duke transportuar me valixhe një kallashnikov me municion. I riu u kap në afërsi të terminalit të autobusëve në...

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

nga 27
10:31 | 20/12/2025
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me...

Para
Osmani dekreton hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan –

Osmani dekreton hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

11:17 | 20/12/2025
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

11:01 | 20/12/2025
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

10:45 | 20/12/2025
Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

10:31 | 20/12/2025
Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –
  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –
  • Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –
  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –
  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com