Mazhoranca po përgatit tre ndryshime në ligjin për importin e Mbetjeve. Kështu bëjnë të ditur burime pranë mazhorancës.
Mësohet se ndryshimet ligjore do të prekin nenin për rolin e Shoqërisë Civile, atë për kuotën kufizuese për kompanitë e riciklimit për sasinë e importeve si dhe nenin për detyrimin e bashkive për të ndarë mbetjet që në burim.
Sipas burimeve, në ligj do të parashikohen fonde për Shoqërinë Civile për të ndjekur monitorimin e importit.