A duhet në votimin tonë koncepti i “NOTA” ose vota kundër të gjithëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet në votimin tonë koncepti i “NOTA” ose vota kundër të gjithëve

09:43 | 24/10/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Përpara shtjellimit të idesë, nëse duhet futur apo jo në fletëvotimin shqiptar ky zë, duhet shpjeguar koncepti i NOTA-s. Kjo e fundit është shkurtesa e konceptit “None of the above”, që në shqip mund të përkthehet “Asnjë nga të sipërpërmendurit” ose “kundër vota” ose “vota zero” e individit, që e voton mosaprovimin e tij në formë institucionale. Në fakt s’është koncept i ri, pasi është i njohur dhe ka fituar qytetari në disa sisteme zgjedhore për çështje të ndryshme. Ky është një opsion i votimit, ku zgjedhësi e shpreh në mënyrë institucionale mosaprovimin e tij për kandidatët e zgjedhur për një votim. Deri më tash, ka funksionuar në disa vende për zgjedhje të karaktereve të ndryshme. Mbledhja e votës së NOTA do të thotë ose përkthehet në një vend vakant për atë që votohet, zgjedhje të tjera e të tjera.

A është e mundur që në zgjedhjet shqiptare të futet një zë i tillë? Me sa duket duhet. Porse ka pak gjasa të ndodhë teksa PS dhe PD, të dy partitë kryesore në vend, pothuaj derivojnë me kërkesat e tyre për sistemin e listave dhe konfigurimin e komisioneve të frikshme prej militantëve të tyre. Me anë të NOTA-s, publiku duket se e ka një opsion tashmë që ta kundërshtojë këtë arrogancë politike-zgjedhore dhe nëse një grup do të arrinte ta ininconte një opsion të tillë në fletëvotimin shqiptar, do të ishte një moment shumë interesant që ta shikonim apo një statistikë e re për zgjedhjet e shumëpërfolura shqiptare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Arsyetimi për lejimin e këtij zëri lidhet me faktin e thjeshtë, që të dy partitë shqiptare që ndajnë me rokadë pushtetin dhe LSI-ja, si forcë e tretë, janë shkak i një zhgënjimi të madh publik, prej premtimeve të pambajtura, prej retorikës boshe dhe rënies së nivelit ekonomik të popullsisë. Disaprovimi publik do të bëhej më së miri me këtë mënyrë, pasi, jemi dëshmitarë që një masë e madhe e njerëzve janë të detyruar të votojnë dhe madje ta deklarojnë votën për partitë e tyre, që i mbajnë dhe i kërcënojnë në punë.

Sjellja e këtij argumenti për këtë zë duket se do të fitojë më shumë qytetari me atë që po ndodh me zgjedhjet e fundit në SHBA, ku njerëzit kanë masivisht antipati për kandidatët aktualë Hillary Clinton dhe Donald Trump-in. Të dy bashkë kanë një background të tillë sa etiketimet më të zeza që po bëhen ndaj atyre, këto edhe të faktuara, mund t’i çojë votuesit amerikanë në një votim për askënd. Jo më kot, që në fillimet e veta, “Vote Nobody” ka ndjekjen e plot njëqind mijë persona që e kanë pëlqyer faqen në “facebook”. Ndërkohë që “Vote Nobody 2016” po bëhet një prej llogarive më popullore aktive në fushatë kundër kandidatëve të dy partive të mëdha amerikane.

Ndërkohë, Shqipëria, nëse do të realizohej, do të mjaftohej me një NOTA të konsiderueshme për kandidatët e partive kryesore, për të treguar realisht mosaprovimin për shkallën e demokracisë së brishtë të vendit, por edhe nëpërkëmbjen e votës.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniDonald TrumpHillary ClintonnëpërkëmbjeNone of the aboveNOTAretorikë bosheVote Nobody

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Vëllai i madh, Erdogan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com