“Lamtumirë, Mirush”/ I prekur, aktori Muharrem Hoxha ndahet me mikun – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lamtumirë, Mirush”/ I prekur, aktori Muharrem Hoxha ndahet me mikun –

12:51 | 06/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në Muzeun Historik në Tiranë po zhvillohen sot homazhet e fundit në ndër të Mjeshtrit të Madh të skenës, Mirush Kabashit, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 75 vjeçare.

Kolegë të tij, por mbi të gjitha qytetarë të shumtë që janë rritur me artin e tij dhe e kanë adhuruar atë në dekada, janë rreshtuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit të skenës shqiptare.

Aktori i mirënjohur i humorit, Muharrem Hoxha, koleg dhe mik i Mirush Kabashit, tha për mediat:

“Siç ka shtëpia kolonat, unë them Mirushi ynë iku si një kolonë nga arti shqiptar. Nga arti durrsak dhe arti i gjithë Shqipërisë. Nderi i Kombit, po më duket se këtë dhimbje ia la kombit, kombit që i ka lënë dhe veprat e tij të mrekullueshme.

Ka qënë një punëtor i paparë, këmbëngulës, i zoti. Kudo, kudo ku ka shkuar ka marrë çmime, më duket rast i rrallë, jo në Kajro, jo në Ukrainë… Më duket se Sokratin, nuk e di, po është e vërtetë e ka mësuar përmendësh greqisht dhe ka dhënë shfaqje. E ka mësuar greqisht dhe e ka dhënë. E pabesueshme!

Ishte pa qejf dhe nuk e tregonte veten. Bile i thashë: “Hë mor Mirush (se ka qënë notar i tmerrshëm, fillonte në mars dhe deri në shtator) ke bërë nga 10 kilometra dhe …”

“Jo mor Rrem, nuk është ashtu, po sesi…Megjithatë s’jam keq…”. Por ai kishte qenë keq”, vazhdoi i prekur, Muharrem Hoxha.

Gjatë homazheve për nder të aktorit të njohur Mirush Kabashi, edhe aktori Luftar Paja e konsideron si një figurë shumëdimensionale.

“Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë.

Veprat e Mirush Kabashit janë të shumta dhe cilësore. Unë kam pasur rastet që kam punuar në koncertet e vitit të ri dhe do ta kujtoj për aftësinë e komunikimit, për talentin e tij. Çfarë mund t’i kujtosh më para Mirushit i cili siç kishte emrin rrezatonte mirësi”,

Read more

Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –

Të Lidhura

nga 27
20:09 | 04/05/2026
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), zhvilloi takim me Përfaqësuesen e Lartë...

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

nga 27
19:57 | 04/05/2026
0

“Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë shesh në prag të datës 8 maj, datës së kryengritjes tonë paqësore....

Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

nga 27
19:43 | 04/05/2026
0

Pamje të turpshme u regjistruan në Korçë, ndërsa Laçi po festonte fitimin e titullit kampion. Disa tifozë të Skënderbeut ia...

Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –

Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –

nga 27
19:33 | 04/05/2026
0

Laçi ka siguruar titullin kampion në Kategorinë e Parë për sezonin 2025/26, duke mposhtur Skënderbeun në një ndeshje dramatike të...

Para
Fifi rrëfen planet për dasmë si dhe marrëdhënien me Adrola Dushin –

Fifi rrëfen planet për dasmë si dhe marrëdhënien me Adrola Dushin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –

20:09 | 04/05/2026
8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

19:57 | 04/05/2026
Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –

19:43 | 04/05/2026
Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –

Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –

19:33 | 04/05/2026
Politikanët lirohen nga paraburgim? Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë: Të vlerësohet profili dhe sjellja para izolimit

18:51 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –
  • 8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –
  • Kaos në Korçë pas ndeshjes/ Tifozët sulmojnë futbollistët e Laçit gjatë festës –
  • Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –
  • Politikanët lirohen nga paraburgim? Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë: Të vlerësohet profili dhe sjellja para izolimit
  • SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE –
  • 8 maji do jetë protestë kundër Ramës, po kërcënon ëndrrën evropiane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com