Nuk mund të ulesh në dy karrige – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk mund të ulesh në dy karrige –

08:11 | 06/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shprehu “shqetësim të madh për tendencat e propagandës nacionaliste” në vend.

Ministrja gjermane e jashtme, Annalena Baerbock, dhe homologia e saj sllovene, Tanja Fajon, duan të promovojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimornë BE.  Por edhe vendet duhet të kryejnë reformat e tyre në këtë drejtim, thanë dy kryediplomatet pas një takimi të tyre të martën, 5.12.2023, në Lubjanë.

“Nuk mund të ketë zona gri në Evropë”, tha Annalena Baerbock. “Në një kohë kur presidenti rus, i cili në çmendurinë e tij perandorake po sulmon jo vetëm Ukrainën, por edhe rendin e paqes në Evropë, duhet të jetë e qartë se ne mbrojmë këtë paqe”, tha ministrja e Jashtme. Këtë e demonstruan 55 shtetet në takimin e fundit të OSBE-së në Shkup dhe kjo vlen edhe më shumë për Bashkimin Evropian.

Ballkani Perëndimor në BE – një domosdoshmëri gjeostrategjike

Ministret e Jashtme të Gjermanisë dhe Sllovenisë, Baerbock dhe Fajon, siguruan se duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Ky zgjerim është një domosdoshmëri gjeostrategjike,” tha Tanja Fajon. Zgjedhjet e ardhshme në Serbi do t’i shtojnë një dinamikë të veçantë procesit.

Është shumë e rëndësishme që në të njëjtën kohë me procesin e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Ballkani Perëndimor të mos lihet anash. “Agresioni në Ukrainë ka rritur ndjeshëm rreziqet e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Fajon. Ajo u ankua për largimin e shumë të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, çka është pasojë e mungesës së perspektivës. “Ata nuk kanë më besim në historinë e këtij procesi të zgjerimit”, tha Fajon.

Tanja Fajon tha më tej se shpreson që zgjedhjet parlamentare në Serbi të jenë “demokratike dhe transparente”, por shtoi se edhe “BE-ja të dërgojë sinjale të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit. Fajon pret mbi të gjitha progres në negociatat e anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën dhe lehtësimin e vizave për Kosovën. “Deri në fund të dekadës ne duhet të ndërmarrim disa hapa të mëtejshëm në lidhje me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja e Jashtme sllovene.

Serbia të ndjekë rekomandimet e OSBE-së

Në lidhje me sjelljen e lidershipit në Beograd ndaj BE-së dhe marrëdhënieve të ngushta me Rusinë, Baerbock tha: “Kur flasim tani për zgjerimin, është e qartë se nuk mund të ulesh njëkohësisht dy karrige”.

Prandaj, bisedimet e anëtarësimit duhet të shoqërohen me një angazhim për paqen, sigurinë dhe vlerat brenda Bashkimit Evropian.

“Prandaj jam jashtëzakonisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit, veçanërisht në Serbi, në lidhje me tendencat propagandistike nacionaliste”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

Qëndrimi i Serbisë ka ndikim edhe në çështjen e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

“Kjo do të thotë gjithashtu se ne po i ndjekim nga afër zgjedhjet e reja në Serbi”, tha Baerbock. Qeveria serbe duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE-së në lidhje me institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut nga zgjedhjet e fundit në vitin 2020, paralajmëroi Baerbock. Politikania e Partisë së Gjelbër përmendi në mënyrë specifike “dështimin për të garantuar qasje të barabartë në media për të gjithë kandidatët politikë në të kaluarën” dhe foli për presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e funksioneve dhe burimeve publike nga qeveria serbe.

“Kjo është arsyeja pse është po aq e rëndësishme që t’i shikojmë nga afër këto pika me synimin për zgjedhjet e reja,” tha Baerbock. Edhe nëse disa nga këto pika janë në të kaluarën, ato janë ende një problem sot.

Baerbock ishte në Lubjanë për një vizitë të shkurtër dypalëshe. Atje ajo foli me kolegen e saj sllovene Tanja Fajon dhe me kryeministrin Robert Golob. Ministrja e Jashtme gjermane vizitoi edhe Qendrën Kombëtare të Logjistikës, e cila u pajis rishtazi për situata krize pas përmbytjeve të fundit. Gjermania ishte vendi që i dha Sllovenisë ndihmën më të shpejtë pas katastrofës së përmbytjeve. /DW

Read more

Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti –

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

Të Lidhura

nga 27
15:46 | 23/12/2025
0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet...

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

nga 27
15:30 | 23/12/2025
0

Nga Joseph Hammond, WASHINGTON TIMES Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar...

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

nga 27
15:16 | 23/12/2025
0

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo City-t. Një...

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

nga 27
15:00 | 23/12/2025
0

AMP nis verifikimet pas një videoje në rrjetet sociale në rrugën “Kastriotët” Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka nisur...

Para
PISA 2022/ Përkeqësohen aftësitë e15-vjeçarëve në shkencë e lexim –

PISA 2022/ Përkeqësohen aftësitë e15-vjeçarëve në shkencë e lexim -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti –

Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti –

15:46 | 23/12/2025
Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

15:30 | 23/12/2025
Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –

15:16 | 23/12/2025
Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –

15:00 | 23/12/2025
Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –

14:54 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti –
  • Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –
  • Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026 –
  • Incident gjatë një kontrolli policor në rrugën “Kastriotët”, nisin verifikimet –
  • Troje,banesa, karburant e biznese,…/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në emër të ish kryekomunarit të Lazaratit –
  • 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova/ PD denoncon farsën elektorale në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maduro po të ishte ‘i mençur’, do largohej nga pushteti –
  • Shqipëria, nyje kyçe e karteleve të drogës në Evropë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com