“SKY” nxjerr zbuluar Dumanin. I penduari i SPAK nuk tregoi kontratat për vrasje me… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“SKY” nxjerr zbuluar Dumanin. I penduari i SPAK nuk tregoi kontratat për vrasje me… –

16:45 | 22/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dalja e bisedave kriminale në aplikacionin “SKY” ka lëkundur besimin e dëshmitarëve të prokurorisë së Posaçme SPAK, përfshirë këtu dhe të penduarin kryesor, Nuredin Dumani.

Në dosjet hetimore “Metamorfoza”, ku u godit grupi kriminal i Behar Bajrit (Kapedanit) në Shkodër dhe dosjen e dytë, ku SPAK goditi grupin e Ervin Matës (Bolit), protagonist në “Sigurimin e mjeteve për të kryer vrasje” në formën e Grupit të strukturuar kriminal, del dhe Nuredin Dumani.

“Ora News” ka mësuar se në rastin e parë, i penduari i SPAK Nuredin Dumani, është përfshirë duke lidhur marëveshje për të kryer krime, me Bardhyl Mavraj alias Bajri dhe Behar Bajrin.

Ndërsa në rastin e dytë, Dumani ka lidhur marrëveshje me Bujar Gërzmizin dhe Sandër Bahon alias “Sakati”, për të vrarë Lulzim Mashën dhe një biznesmen ndërtimi në qytetin e Lezhës.

Madje në disa raste Gërmizi ka qenë njeriu që e ka ndihmuar Dumanin të hyjë dhe dalë pa probleme në pikën e kalimit kufitar “Morinë”, gjatë periudhës kur kërkohej nga policia.

Këto biseda që janë administruar nga SPAK përmes dy letërporosive franceze dhe belge, kanë treguar se jo të gjitha krimet dhe planet për të kryer vrasjet, janë treguar nga i penduari i prokurorisë, Nuredin Dumani.

Për shkak të mos rrëfimit të sinqertë të tij, Dumani rrezikon të humbë statusin e bashkëpuntorit, njësoj siç humbën në muajin qershor-korrik 2023 dy të penduarit e tjerë, Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla.

Në dosjen “Metamorfoza” tregohet se vrasja e Dorian Dulit, ishte kthyer ndër detyrat parësore të grupit “Bajri” në Shkodër. Duli, cilësohej prej tyre si mik potent dhe i rrezikshëm i familjes Lici, të cilët mund ta përdornin kundër anëtarëve të grupit “Bajri”.

Në një bisedë të zhvilluar në muajin Shkurt 2021, mes Nuredin Dumanit dhe Bardhyl Mavraj alias Bajri, ky i fundit i kërkon Dumanit një takim në Shqipëri, me qëllim për të folur kokë më kokë për këtë punë.

Bajrat, morën kontakt dhe hynë në negociata me dy emra të tjerë, si Nuredin Dumani dhe Aleksandër Baho (Sakatin).Përmes Bardhyl Mavraj, Bajrat, i dërguan mesazhin Nuredin Dumanit se pagesa për kokën e Dulit ishte 200 mijë euro.

Për të kryer siguri Nuredin Dumani i thotë Bardhyl Mavraj se: ”… Dorin do ta mbaroj unë, sa do që të më thuash…unë s’të ve çmim, por ti shife vetë…”.

Nga ana tjetër Mavraj i shpjegon dhe arsyer Nuredin Dumanit se përse duan ta vrasin Dorin si dhe përcakton limitin e parave që ofron për ekzekutimin e Dulit.

“…vlla Dori, s’na ka ba as dëm as gjë se me dashtë dhe të vllan e kemi me ja kry, por s’është se na ka ba dam kund. Thjeshtë është tu na nejt me do hasëm tonët dhe për kët dona me e hek. Ta them me pastërti, le që s’ja vlenë por nuk hellim mbi 200 për Dorin…” – i thotë Bardhyl Mavraj.

Më tej gjatë kësaj date Dumani dhe Mavraj, flasin për të siguruar makinë, një makinë për Nuredin Dumanin dhe pasi kanë diskutuar për makinën në mbyllje të bisedës Nuredin Dumani i dërgon mesazhet: ”…do ti këpus…rri pa merak…ok trujt zoti vlla…mos ki kerak….hiq…”.

Për të kryer vrasjen Dumani, kishte aktivizuar dhe Aleksandër Bahon, i cili do siguronte makinën, njëherësh do nxirrte në pritë Dorian Dulin. “Sakati” është një personazh që del në komunikimet e “Sky”, teksa bisedon me Dumanin për të vrarë, Lulzim Mashën në Tiranë.

Nxjerja në pritë do kryhej pasi “Sakati”, ti kishte dhënë drekën, Dorian Dulit. Kjo tregon se mes Dulit dhe Aleksandër Bahos ka pasur njohje të mëparshme.

Sipas bisedave, duke shfrytëzuar këtë njohje Sakati ka mundësi ti afrohet Dulit dhe të zbatojë planin e Nuredin Dumanit. Në një bisedë mes “Sakatit” dhe Dumanit, ai i thotë:

”…jam duke e menduar këtë vëlla, me ja fut këtu atë që thua ti. Por normal që shteti, do bëjë hetime dhe do shikojë që ai ka qenë këtu dhe ka dalë nga këtu. Dhe me u plas diku në vend tjetër, normalisht që kamerat do i shikojnë dhe do jem unë i dyshimi kryesor…”.

Më tej “Sakati” i shpalos Dumanit një plan për ta thirrur në drekë, Dorian Dulin dhe me e vra aty duke ngrënë bukë, duke ja futur sasinë e tritolit brenda në makinë.

“…por po mendoja me e thirrë për drekë më nai vend, dhe me ja fut atje, por duhet gjet ndonjë nga këto, të mos trembet mos ketë frikë. Kështu do ishte më mirë si thua ti vlla? …do ishte ma mirë me i marrë diku për drekë dhe me ja gjet mundësinë, me ja fut mrena…”

Nuredin Dumani (Alkatrazi), nuk ka hequr dorë nga plani i tij për të vrarë Dulin, përmes një shpërthimi të telekomanduar me 3 kg tritol që do i futej brenda në makinë.

Gjithashtu në dosje del se Nuredin Dumani nuk ka treguar persona të tjerë që siç del në “SKY”, ka lidhur marëveshje për të kryer vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha.

Për këtë ngjarje SPAK,në bazë të dëshmisë që ka dhënë Dumani, SPAK ka proceduar vetëm Skerdi Tasin, Henrik Hoxhën, Suel Çelës dhe Nuredin Dumanin, si autorë të dyshuar të tentativës së vrasjes së pronarit të shkollës “Willson”.

Ndërsa në bisedat e zhvilluar në “SKY”, Nuredin Dumani del se flet për këtë vrasje me Bujar Gërmizin dhe Aleksandër Bahon alias “Sakatin”. Madje Baho, e viziton dhe në Kosovë, me qëllimin e vetëm për të diskutuar rreth vrasjes së Lulzim Mashës. /OraNews/

Read more

Parashikimi i fatit: Horoskopi ditor, 3 janar 2026

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

Të Lidhura

nga 27
07:55 | 03/01/2026
0

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e...

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

nga 27
22:31 | 02/01/2026
0

Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut...

SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

nga 27
21:59 | 02/01/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga forcat e sigurisë në Iran, pesë...

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

nga 27
21:31 | 02/01/2026
0

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka njoftuar qytetarët për reshje intensive sot pasdite (2 janar) dhe nesër...

Para
Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme” –

Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i fatit: Horoskopi ditor, 3 janar 2026

Parashikimi i fatit: Horoskopi ditor, 3 janar 2026

07:55 | 03/01/2026
Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

22:31 | 02/01/2026
SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –

21:59 | 02/01/2026
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

21:31 | 02/01/2026
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –

20:59 | 02/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i fatit: Horoskopi ditor, 3 janar 2026
  • Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –
  • SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit –
  • Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –
  • Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –
  • Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i fatit: Horoskopi ditor, 3 janar 2026
  • Ballkani Perëndimor, terren i favorshëm për krimin e organizuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com