Pse u pyet me dyer të mbyllura dëshmitari? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse u pyet me dyer të mbyllura dëshmitari? –

15:31 | 22/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Fredi Beleri, Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i është drejtuar me anë të një shkrese Gjykatës së Posaçme.

Në deklaratën e tij ai ka akuzuar trupën gjykuese të GJKKO për shkelje të Kushtetutës, pasi ka marrë dëshminë e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura.

Beleri deklaron se duhej që seanca të ishte publike dhe shtoi se fakti që të dashurës së dëshmitarit i kanë gërvishtur makinën nuk përbën provë që jeta e tij është në rrezik pasi as prokuroria nuk ka marrë hapa për mbrojtjen e tij.

Po ashtu shton se një shkelje tjetër e kushtetutës është fakti që GJKKO nuk ka lejuar mbrojtjen të marrë në pyetje dëshmitarin Arsen Rama.

Deklarata e plotë e Belerit:

Së pari: Pranuat kërkesën e prokurorisë, për pyetjen e dëshmitarit Arsen Rama me dyer të mbyllura, në shkelje të hapur të nenit 340 të Kodit të Procedurës Penale, duke u shkelur kështu Kushtetuta, që parashikon që seancat gjyqësore janë publike. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë që cënohej siguria e dëshmitarit Arsen Rama. Pretendimet e prokurorisë, se diku në muajin qershor, të dashurës së shtetasit Arsen Rama, në rrugë publike, në Vlorë, i kanë gërvishtur automjetin, nuk provon që siguria e dëshmitarit është në rrezik. Maksimumi, e dashura e shtetasit Arsen Rama, që nuk është as subjekt as objekt në këtë gjykim, mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje me servisin, apo me ndonjë automjet tjetër të cilit mund t`i kishte zënë parkimin apo rrugën, etj.

Po ta kishte marrë seriozisht këtë rrezik Prokuroria do të kishte vijuar me sigurimin e provës së dëshmitarit, apo do të kishte marrë masa për mbrojtjen e tij, sipas ligjeve të posaçme, gjë që nuk ka ndodhur. Prokuroria nuk e mbrojti dëshmitarin jashtë sallës së gjyqit për disa muaj, por kërkoi nga Ju që ta mbroni në sallën e gjyqit, dhe kjo kërkesë ndonëse e pabazuar nuk u vu në dyshim nga ana Juaj, duke më cënuar të drejtën e seancës gjyqësore publike. Gjykata e Posaçme u vu jo vetëm në mbrojtje të shtetasit Arsen Rama por edhe të të dashurës së tij, I referohem në këtë cilësim deklarimeve që ky shtetas dhe e dashura e tij kanë dhënë ditën që kanë konstatuar gërvishtjen e automjetit në rrugë.

Po ashtu pranuat kërkesën e prokurorisë për të kundërshtuar thëniet e dëshmitarit Arsen Rama, që ishte dëshmitari i prokurorisë, me dy procesverbale, ku nuk kishte asnjë thënie për ato që donte prokuroria të kundërshtonte. Mjaft që e kërkoi prokuroria, dhe prej Jush, pranohet çdo kërkesë.

Së dyti: Siç jam njoftuar, bazuar në nenin 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore bëhet nga Kryetari i trupit gjykues, i cili disponon me anë të urdhërave, të cilët sipas nenit 112 të Kodit të Procedurës Penale duhet të arsyetohen. Seancën e kaluar, gjatë pyetjes së dëshmitarit Arsen Rama, ndërhyrjet Tuaja, përveçse të paarsyetuara, nuk kanë qënë bazuar në nenin 361/6 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit “Gjatë pyetjes së dëshmitarit kryetari mund të bëjë pyetje dhe, kur është rasti, ndërhyn për të siguruar radhën e pyetjeve, vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe të kundërshtimeve, si dhe për të garantuar respektimin e personit”.

Sipas ligjit, Ju, me cilësinë e Kryetarit, mund të ndërhyni, kur dëshmitari pyetet nga pala që ka kërkuar pyetjen, që në rastin konkret ishte prokuroria, për të penguar pyetjet sugjestive. Prokuroria bëri shumë pyetje të tilla, por nga ana Juaj nuk u bë asnjë ndërhyrje. Ndërkohë, gjatë pyetjeve të mbrojtjes, sipas ligjit Ju mund të ndërhyni, vetëm për të siguruar vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe garantimin e respektimit të personit që po pyetej. Ndërhyrjet tuaja nuk kanë qënë në asnjë rast të natyrës që ligji Ju ka njohur, por keni penguar mbrojtësit të bëjnë pyetjet që kanë vlerësuar, shpesh duke penguar dëshmitarin të përgjigjet, ose keni dhënë Ju përgjigjen. Duke qënë se me mënyrën e drejtimit të seancës së kaluar, nga ana Juaj, është kufizuar e drejta ime për t`u mbrojtur sipas vlerësimit tim, bëj këtë deklaratë, në ushtrim të të drejtave të mia sipas nenit 358 të Kodit të Procedurës Penale.

Read more

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen –

Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës! –

Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan, arrestohen dy persona –

Të Lidhura

nga 27
15:00 | 13/12/2025
0

Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skenderbeu” në Shkup në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen...

Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

nga 27
14:46 | 13/12/2025
0

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Zaragozës. Në pranga...

Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës! –

Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës! –

nga 27
14:30 | 13/12/2025
0

Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për palestinezët në Gazën e shkatërruar nga lufta është nisur nga porti i...

U prezantua si agjent imobiliar, mashtruesi 34-vjeçar kapet në Tiranë me armë –

Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan, arrestohen dy persona –

nga 27
14:16 | 13/12/2025
0

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetet e Kuçovës dhe Poliçanit,...

Para
Kaosi në Kuvend, ja apeli nga SHBA dhe Britania për Ramën dhe opozitën –

Shpëton Vokshi dhe Koti, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë të PD -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen –

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen –

15:00 | 13/12/2025
Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

14:46 | 13/12/2025
Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës! –

Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës! –

14:30 | 13/12/2025
U prezantua si agjent imobiliar, mashtruesi 34-vjeçar kapet në Tiranë me armë –

Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan, arrestohen dy persona –

14:16 | 13/12/2025
Opozita në rrugë më 22 dhjetor, Berisha shpall aksion kombëtar –

14:02 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • ‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen –
  • Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona
  • Kosova dërgon ndihma humanitare me vlerë 500 mijë euro drejt Gazës! –
  • Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan, arrestohen dy persona –
  • Opozita në rrugë më 22 dhjetor, Berisha shpall aksion kombëtar –
  • Problemi nuk është vendimi, por standardi moral i qeverisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen –
  • Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com