Erzen Breçani në burg nga SPAK, Veliaj i jep 700 MLN lekë për transportin e vlerave monetare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erzen Breçani në burg nga SPAK, Veliaj i jep 700 MLN lekë për transportin e vlerave monetare –

12:25 | 22/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Drejtori i Lali Erit për Ujësjellësin, Elton Kacidhja shpërdoron paratë duke ua dhënë tenderët miqve të tij të akuzuar për korrupsion. Kështu, Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të shpenzojë 700 milionë lekë për transportimin e parave, në një tender të dyshimtë. Prokurimi ka si objekt “Ruajtja dhe Siguria Fizike me roje private dhe shoqërimi i vlerave monetare për UKT sh.a”.

Gara për këtë tender është hapur më datë 11 tetor 2023 dhe afati për paraqitjen e ofertave ka qenë deri më datë 13 tetor. Por, siç shihet në dokument vetëm firma BRECANI R.O.S.P. Shpk ka paraqitur interes. Bëhet fjalë për kompaninë, përfaqësues i së cilës është Erzen Breçani, që këto ditë u arrestua nga SPAK për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe korrupsion, pastrim parash, trafik droge dhe favorizim krimi. Me letra, pronar i kompanisë është Fatbardh Brecani, por më media kompaninë e ka prezantuar gjithmonë Erzeni.

Sipas ligjit, prokurimi duhej të anulohej për shkak se ka mungesë konkurrence, por Kacidhja ka vazhduar me planin e tij. Ushtari i Lali Erit në këtë rast ka bashkëpunuar me Breçanin pa pyetur për ligjin mbi prokurimet. Ai është mësuar që edhe kur ka mbi 10 konkurrent i ‘pret kokat’ të gjithëve dhe lë në garë vetëm firmën e paracaktuar. Kishte në garë vetëm firmën që dëshironte (kompaninë e Erzen Breçanit) e cila kishte paraqitur një vlerë të shtrenjtë sa 99% e fondit limit dhe këto pikat plotësonin më së miri skemën e Kacidhes dhe Lali Erit për të përfituar lekë nga afera e radhës.

Kështu menjëherë është firmosur kontrata me Breçanin në mungesë të konkurrentëve dhe me ofertë super të shtrenjtë. Për këtë tenderi ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania. Kjo shenjë tregon riskun e korrupsionit në këtë procedurë prokurimi.

Në dokumente shohim se Breçani do t’i sigurojë UKT-së 11 vendroje vetëm për 12 muaj, ndërsa do të bëhen 23 dërgesa të parave fizike në dy banka. Për këto shërbime, fatura është e fryrë, sepse praktikisht kompania angazhon në ruajtjen e selisë së UKT vetëm dy roje. Ndërsa për transportin e parave nuk marrin pjesë më shumë se 6 policë privatë.

Këto para mblidhen nga tarifat që paguajnë banorët e kryeqytetit, që presin Lali Erin të mbajë premtimin për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë. Deri tani uji nuk është i pijshëm, ndërsa furnizimi nuk i kap as 6 orë në ditë deri në 11 orë, sipas rajoneve.

SPAK-u duhet ta shënojë këtë tender sepse njerëzve të Erzen Breçanit po u lihen në dorë vlera të larta monetare!

Lexo edhe: Operacioni i SPAK, gazetarja zbulon detaje/ Si u arrestua Breçani dhe Gjoni

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –

Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër –

Të Lidhura

nga 27
20:15 | 18/03/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha nga Brukseli foli për integrimin, raportin e PD me partitë Popullore Europiane, si edhe raportin...

Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

nga 27
19:41 | 18/03/2026
0

Një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Antiterrorit, Joe Kent, me argumentin se Irani nuk përbënte kërcënim për t’u sulmuar,...

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –

nga 27
19:27 | 18/03/2026
0

Kompania Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin nuk mjaftohet me milionat, që merr nga tenderat në Shëndetësi, por ka nisur...

Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër –

Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër –

nga 27
18:57 | 18/03/2026
0

Më i votuari i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë sot në...

Para
Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 20-vjeçari nga Kashari –

Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 20-vjeçari nga Kashari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –

20:15 | 18/03/2026
Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

19:41 | 18/03/2026
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –

19:27 | 18/03/2026
Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër –

Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër –

18:57 | 18/03/2026
Rinia joshet me vende pune –

Rinia joshet me vende pune –

18:13 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –
  • Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –
  • “Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti –
  • Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër –
  • Rinia joshet me vende pune –
  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës –
  • Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com