Mynyr Koni rektori i Universitetit të Tiranës rezulton se është më i pasuri midis 12 rektorëve të universiteteve në vend pasi zotëron 6 apartamente, një sërë llogarish bankare, 2 pasuri truall, dyqan dhe një automjet tip Benz.
Pas tij vjen rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Andrea Maliqari i cili gjithashtu ka në pronësi 5 apartamente banimi dhe 9 llogari bankare si dhe 2 garazhe.
Ndërsa rektorja e universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski zotëron 13 llogari bankare . Me më pak pasuri rezultojnë rektorët e universiteteve në rrethe të cilët në disa raste nuk kanë as automjete.
Të dhënat e pasurive, të dymbëdhjetë rektorët e universiteteve publike i kanë deklaruar pranë ILDKP. Nga të dhënat e “Open Data Albania” konstatohet se shumica prej tyre zotërojnë disa apartamente dhe llogari bankare.