Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, goditet organizata kriminale – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, goditet organizata kriminale –

15:51 | 21/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Prokuroria e Posaçme deklaron se ka goditur një grup kriminal të trafikut të tonelatave të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës si dhe zyrtarë policie të implikuar në një operacion të koordinuar me Europol dhe Eurojust.

Një grup i krimit të organizuar, i dyshuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës si dhe aktivitet kriminal në Shqipëri u godit mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cënim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, gjykata ka vendosur 11 masa sigurimi për anëtarët e grupit kriminal dhe zyrtarët e policisë, por vetëm katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Dhjetë prej masave të sigurisë janë “arrest me burg” për vepra penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të struktuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

SPAK deklaroi se ka mundur të dokumentojë katër episode të trafikimit të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kg kokainë në Brazil, 166 kg marijuanë në Gjermani si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjithashtu, janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim.

SPAK deklaroi gjithashtu se produktet e kësaj veprimtarie kriminale pastroheshin në Shqipëri dhe se ka dokumentuar disa pasuri, për të cilat ka kërkuar sekuestrimin.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Kjo është goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar, pas operacionit “Metamorfoza” në korrik të këtij viti, ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Të dyja operacionet janë mundësuar nga informacionet e ardhura në Shqipëri nga drejtësia franceze dhe të koordinuara nga Europol dhe Eurojust. /Reporter/

Read more

Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës –

Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down –

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Të Lidhura

nga 27
13:08 | 09/12/2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha ka reaguar ndaj “Paqes Fiskale”, duke e cilësuar atë një akt që, sipas tij,...

Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

nga 27
13:02 | 09/12/2025
0

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas...

Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down –

Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down –

nga 27
12:28 | 09/12/2025
0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dorëzuar në Kuvend një nismë ligjore me rëndësi të veçantë sociale, e cila synon të njohë...

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

nga 27
12:14 | 09/12/2025
0

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj. Sipas të dhënave...

Para
Ku dyshohet se fshihet Ervin Mata? Gazetarja tregon detaje nga… –

Ku dyshohet se fshihet Ervin Mata? Gazetarja tregon detaje nga... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës –

Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës –

13:08 | 09/12/2025
Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

13:02 | 09/12/2025
Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down –

Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down –

12:28 | 09/12/2025
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

12:14 | 09/12/2025
INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera! –

12:08 | 09/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës –
  • Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta
  • Tabaku propozon njohjen e sigurimeve për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe sindromë Down –
  • Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –
  • INCOMED i Gentian Krekës fiton pa garë miliona euro me tendera! –
  • Komisioni i Ligjeve skualifikon 4 kandidatë në garën për Avokat të Popullit (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Është mbështetja më e fuqishme që Rama u bën karteleve të drogës –
  • Inflacioni i rikthehet rritjes në nëntor, qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com