Ç’na tregon telendisja e opozitës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’na tregon telendisja e opozitës?

21:49 | 20/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Andi Bushati

Në tre dekada pluralizëm, opozita nuk ka qenë ndonjëherë më e dobët se sot. Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk e ndaluan dot një seancë surrogato që miratoi në mënyrë të turpshme, në vetëm 5 minuta, 7 miliardët e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ndonëse e mbushën sallën e kuvendit me tym, ndonëse mjediset e parlamentit ngjanin me ato të bodrumeve të spitaleve në Gaza, asgjë nuk e pengoi shumicën socialiste të çonte përpara axhendën e saj. Të njëjtat skena përsëriten që prej mesit të tetorit, kur dy grupimet, ai i Foltores dhe ai i Gaz Bardhit, u bashkuan për të mos pranuar nënshtrimin e minorancës ndaj akteve të paligjshme.

Por, ndonëse ky aksion tenton të krijojë një vijë ndarëse me autoritarizmin dhe përmbysjen e pluralizmit, ai ka deshtuar të bëhet një barrikadë ndaj tyre. Tashmë opozita nuk ka më këllqe të nxjerrë njerëz në rugë për protesta të fuqishme. Ajo nuk shfrytëzon dot asnjë mekanizëm parlamentar që garanton të drejtat e saj. Ajo nuk zgjon dot më vëmendjen e asnjë ambasadori, që të bëjë thirrje për normalizim të skenës politike. Ajo nuk ankohet dot në gjykatat e reformës së re në drejtësi, e sidomos në atë Kushtetuese, të stërmbushur me juristë të tedhur moralisht e politikisht.

Read more

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Sipas propagandës së pushtetit, kjo po ndodh pasi në krye të saj kanë mbetur dy personazhe të së shkuarës, si non grata Sali dhe Like Floriri. Sipas tyre, interesi personal i të dyve po bëhet shkak për humbjen e besueshmërisë së kauzave opozitare dhe për indiferencën e faktorëve të tretë ndaj artikulimit të tyre.

Ndonëse këto pretendime, që përsëriten vazhdimisht nga daullexhinjtë e pushtetit, nuk janë krejtësisht të gënjeshtërta, e vërteta e plotë është krejt e ndryshme.

Opozitës në këtë vend i është vënë shkelmi në fyt. Për të vërtetuar këtë nuk majfton të përmendësh vetëm historinë e përsëritur, se partia më e madhe mbahet prej dy vjetësh në kushte ilegaliteti, pa vulë, firmë, mundësi reale përfaqësimi në zgjedhje, financim publik etj. Kësaj mund ti shtohet, pa frikë, shkallmimi që iu bë ish LSI-së, duke i rekrutuar prej pushtetit, jo vetëm deputetët, ish kryebashkiakët, ish-drejtorët, por edhë pjesën më të madhe të drejtuesve në provincë.

Në këtë këtë panoramë mund të vendoset edhe pompimi butaforik ndaj Bashës dhe një gjysëm duzine deputetësh qesharakë që i shkojnë atij nga pas si përfaqësues të opozitës zyrtare.

Por ka edhe më. Mediave që s’pranojnë të vazhdojnë të përkëdhelin qeverinë, por reken ta cimbisin nga pak, i vihet menjëherë tritol dhe u sekuestrohen pasuritë e pronarëve. Atyre që guxojnë të publikojnë skandale, u vërsulet qenëria e SPAK, për tu kontrolluar zyrat dhe përgjuar kompjuterat e celularët.

Sali Berisha që dikur kërcënonte qeveritë, se i përmbyste me demokratët e Mamurrasit apo Laçit, tani rrëzohet në mes të Tiranës nga grushti i një kontigjenti të policisë, sikur kjo të qe një ngjarje e zakonshme kronike. Ky episod i fundit dëshmon shumë edhe për transformimin që ka ndodhur, jo vetëm në arenën e dukshme të politikës, por edhe në botën e nëndheshme.

Faza e atij që Fatos Lubonja, e ka emëruar si pluralizmi ologarkik i tre bandave, ku përpos përfaqësimit në kuvend, partitë e mëdha kishin nga pas edhe oligarkët e tyre edhe lidhjet me botën e nëndheshme, ka përfunduar pas viteve 2017-2019. Nga pluralizmi ologarkik kemi degraduar drejt monizmit, ku tashmë Edi Rama kontrollon jo vetëm arenën politike por edhe mediat edhe oligarkët edhe kriminalitetin edhe drejtësinë me një miratim herë të heshtur e herë konsensual të ndërkombëtarëve. Në sisteme të tilla, jo vetëm opozita e Sali non gratës dhe Like Floririt, por edhe ajo e kryesuar hipotetikisht nga çmime nobel për paqe, do e kishte të vështirë të ngrinte kokë. Kur demokracisë i vihet dryni, të debatosh për forcën apo dobësinë e opozitës është njësoj si në mesjetën e shën Toma d’Akuinit, të ziheshe për seksin e ëngjëjve.

Pikërisht për këtë, dobësia e opozitës, disfatat e saj elektorale, pafuqia për të mobilizuar rugën, pamundësia për të ferenuar krimin parlamentar, nuk është një e keqe në vetvete, që lidhet vetëm me arsyet e saj të brendëshme. Ajo është simptoma më e dukshme e një sëmundjeje më të thellë. Ajo është produkt i një shoqërie të palirë që po atrofizohet dita ditës.

Kush flet vetëm për telendisjen e PD apo PL, sillet si një infermier që, mjaftohet duke i vënë termometrin një trupi që lëngon, pa dashur të kuptojë shkaqet e të keqes brenda tij. Pasi problemi i madh nuk është se po i shkelen të drejtat Berishës apo Metës, për të cilët mund të thuhet me lehtësi “mirë iu’a bëfshin, e kanë merituar”.

Thelbi i çështjes qëndron në faktin se prej kohësh, në Shqipëri po shkelen dhe nëpërkëmben aspiratat e një mase të stërmadhe njerëzish, nga 600 deri në 700 mijë, që votojnë dhe shprehen hapur kundër politikave të Edi Ramës. Prej kohësh kjo politikë ka krijuar një ndarje, aparteid (jo racor) politik në mjedisin shqiptar. Kjo masë që mendon ndryshe është zhveshur nga çdo e drejtë. Prandaj kur shohim opozitën të humbasë, të shpërfillet, të mundet, të gjunjëzohet, neve s’kemi pse qajmë vetëm hallin e saj, por mbi të gjitha atë tonin, si pjestarë të një shoqërie, së cilës i kanë vënë thonjtë në fyt për të mbytur një demokraci në gërhamat e fundit. /Lapsi

The post Ç’na tregon telendisja e opozitës? appeared first on 27.

Të Lidhura

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

nga 27
21:52 | 21/12/2025
0

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me...

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

nga 27
20:06 | 21/12/2025
0

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

nga 27
19:36 | 21/12/2025
0

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13,...

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

nga 27
19:10 | 21/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe...

Para
DETAJE/ 2-vjeçarja u dogj me cigare, familja e mbajti pa mjekim –

Operacioni i SPAK, arrestohet edhe oficerja e kufirit (Emri) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com