Prej vitesh ata janë në një betejë të egër se kush është futbollisti më i mirë në botë.
Por, beteja mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos është shtrirë edhe në një fushë tjetër.
Organizata që shet makinat e miliarderit italian Alessandro Proto raporton se ka shitur një Ferrari 335 S Spider Scaglietti të vitit 1957 për rreth 32 milionë euro.
Raportohet se këtë makinë e ka blerë pikërisht Mesi, ndërsa ajo kërkohej me ngulm edhe nga Ronaldo.
Sport raporton se: “Blerësi ka mbetur anonim, por disa zëra thonë se mund të jetë Messi”.
Ndërsa AS shkruan: “Në një ankand për të marrë makinën e ëndrrave, Cristiano Ronaldo gjithashtu ishte i interesuar për t’u ulur në atë makinë, por mesa duket argjentinasi ka ofruar më shumë para.”
Kjo makinë historike është pilotuar nga piloti legjendar i F1 Stirling Moss gjatë çmimit të madh kuban në vitin 1958.
Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zytarisht se kush është blerësi i saj.