Vulin jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të inteligjencës serbe – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vulin jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të inteligjencës serbe –

15:09 | 03/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vulin nëpërmjet një komunikate.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Më 11 korrik, Vulin ishte futur në listën e sanksioneve amerikane. Sipas Thesarit, Vulin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kush është Aleksandar Vulin?

Aleksandar Vulin, ish-bashkëpunëtor i Mirjana Markoviçit, gruas së Slobodan Milosheviçit, është sot partner koalicioni i Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Pas shumë vitesh përvojë ministrore në Qeverinë e Serbisë, në dhjetor të vitit 2022 u emërua shef i shërbimit të sigurisë kombëtare – Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Më 10 maj, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, ku shpreh shqetësimin për emërimin e Vullin në krye të BIA-s, i cili në tekstin e rezolutës përshkruhet si një person “i njohur për retorikën e tij kundër BE-së dhe pro-Kremlinit”.

Vullin është i njohur për publikun e gjerë, për retorikën e tij të ashpër ndaj fqinjëve të tij në rajon dhe miqësinë e tij ndaj Rusisë. Në një nga kritikat e fundit kundër tij, ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, si dhe BE-ja, kritikuan pjesëmarrjen e Vulinit në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, në maj të këtij viti./ REL

Read more

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

refuzohet shtrëngimi i duarve –

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

Të Lidhura

nga 27
09:36 | 01/05/2026
0

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përkohësisht disbursimin e fondeve për Serbinë në kuadër të Planit Evropian të Zhvillimit, për...

refuzohet shtrëngimi i duarve –

refuzohet shtrëngimi i duarve –

nga 27
09:20 | 01/05/2026
0

Momente të forta tensioni kanë shoqëruar punimet e Kongresit të 76-të të FIFA, i zhvilluar në Vancouver, ku përplasjet politike...

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

nga 27
08:58 | 01/05/2026
0

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore këtë të premte, më 1 maj...

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

nga 27
08:54 | 01/05/2026
0

Monika Kryemadhi foli për dosjen e CEZ-DIA, ku e cilësoi procesin të inicuar nga Lulzim Basha i cili financoi dhe një...

Para
Sherri në Kuvend, Nallbati: Sina më provokoi, u turr të më qëllonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –

09:36 | 01/05/2026
refuzohet shtrëngimi i duarve –

refuzohet shtrëngimi i duarve –

09:20 | 01/05/2026
Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –

08:58 | 01/05/2026
Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –

08:54 | 01/05/2026
39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë –

08:18 | 01/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –
  • refuzohet shtrëngimi i duarve –
  • Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve –
  • Berisha i ka thënë Bashës ‘mos e kundërshtoni Dumanin për kryetar të SPAK sepse’… –
  • 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot as muajin, rekord në Europë –
  • Do tërheq trupat ushtarake se nuk na ndihmuan në Iran –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë –
  • refuzohet shtrëngimi i duarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com