Kosova është republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova është republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës –

11:56 | 01/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit, kanë ndarë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuam 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

Kurti ka shkruar se gjatë vitit 2022, qeveria ka mbështetur 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups nga radhët e të gjitha komuniteteve.

Sipas tij, ndër 15 vite, bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, 10 komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat tjera të Republikës.

Kurti theksoi se sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12.3 milionë euro.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e të gjithëve, jo vetëm e shumicës.

“Një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës. E tillë është Kosova. E tillë është qeverisja jonë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i Kurtit:

Një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës. E tillë është Kosova. E tillë është qeverisja jonë.

Në vitin 2022, mbështetëm 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups nga radhët e të gjitha komuniteteve. Këtë vit, ndamë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuam 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

Me qëllim të njëjtë, themeluam dhe Grupin ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve. Vitin e kaluar, 104 qytetarë të këtyre tri komuniteteve, përfituan nga trajnimet që ofrohen nga Qendra e Trajnimeve Profesionale – trefish më shumë se një vit më herët. Ndërsa të dhënat e Agjencisë së Punësimit për vitin 2022 tregojnë se është shënuar një rritje prej 31% të numrit të vendeve të punës që kjo agjenci ka gjetur për komunitetet jo shumicë, ndërkaq që numri i vendeve të punës për komunitete jo shumicë, përbën 12.5% të totalit të vendeve të punës të gjetura përmes kësaj agjencie.

Më tej, komunitetet jo shumicë përbëjnë 17% të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente, në kuadër të masave tona për efiçencë të energjisë. 9% e praktikantëve me pagesë përmes programit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve “Kosovo Generation Unlimited”, vijnë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.

Krahas buxhetit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive të reja për 19 familje, pakove ushqimore dhe higjienike për 373 familje, orendi për 58 familje dhe materiale ndërtimore për 102 sosh, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi ndarë edhe 2 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive bashkë me 1 milion tjera për projekte infrastrukturore prej të cilave përfitojnë veçanërisht pjesëtarët e komuniteve jo shumicë në komuna të vendit tonë.

Ndër 15 vite, bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, 10 komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat tjera të Republikës. Sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12.3 milionë euro.

Në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, kemi rritur kapacitetet e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin Gjuhësor në gjuhët zyrtare. E përtej ligjit, së fundmi kemi filluar edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të mbledhjeve të Qeverisë në gjuhën serbe, për informim më të mirë dhe më të drejtë të qytetarëve serbë me vendimet e qeverisë së tyre.

Nga shkurti i këtij viti e kemi rifilluar procesin e verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut duke ofruar kështu më shumë mundësi të reja të punësimit bartësve të këtyre diplomave.

Read more

E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –

Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –

Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër –

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

Të Lidhura

nga 27
12:10 | 02/05/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka dëguar në gjyq  Sali Berishën pasi u përjashtua nga gara për kreun e PD më 23 maj, me...

Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –

Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –

nga 27
11:50 | 02/05/2026
0

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duke thelluar shqetësimet mbi zhvillimet...

Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër –

Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër –

nga 27
11:36 | 02/05/2026
0

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta me vete. Sipas...

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

nga 27
10:58 | 02/05/2026
0

Në Forumin e IDU-së që u mbajt në Zagreb të Kroacisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një...

Para
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, ndalohet 47-vjeçari –

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, ndalohet 47-vjeçari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –

E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –

12:10 | 02/05/2026
Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –

Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –

11:50 | 02/05/2026
Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër –

Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër –

11:36 | 02/05/2026
Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

10:58 | 02/05/2026
Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –

10:36 | 02/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –
  • Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –
  • Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër –
  • Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –
  • Liqeni i Ohrit shpallet destinacioni më i bukur në Europë –
  • Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –
  • Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com