Vuçiç firmos shpërndarjen e Parlamentit, zgjedhjet më 17 dhjetor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç firmos shpërndarjen e Parlamentit, zgjedhjet më 17 dhjetor –

11:12 | 01/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shpallur zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, të tretat me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.

Duke nënshkruar vendimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, presidenti serb tha se “po jetojmë në kohë të vështira për mbarë botën, në kohën e sfidave globale, luftërave dhe konflikteve, në kohën kur është e nevojshme që të gjithë të jemi të bashkuar në luftën për ruajtjen e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, një kohë kur do të përballemi me presione të shumta për shkak të marrëdhënieve me Kosovën dhe çështje të tjera rajonale dhe botërore”.

Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë pas vetes 17 të vrarë, duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.

Shpallja e zgjedhjeve të reja, ndodhë në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mes tensioneve që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.

Sulmin e mori përsipër Milan Radoiçiç, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.

Me 27 tetor, udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane, Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kërkuan Kosovës më shumë autonomi për pakicën serbe, ndërsa Serbisë njohjen “de fakto” të pavarësisë së Kosovës. Kërkesat janë pjesë e përpjekjeve të ripëtërira për të nxitur përmbushjen e një marrëveshjeje të arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

Vëzhguesit tërheqin vërejtjen se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në këtë periudhë mund të zvarris zbatimin e marrëveshjes që edhe ashtu është vonuar.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja palët që të përparojnë drejt integrimeve evropiane. Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur anëtarësimin në BE si synim të saj, por vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Read more

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Dhjetor 2025 –

Të Lidhura

nga 27
08:19 | 29/12/2025
0

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te...

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:17 | 29/12/2025
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me...

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025

nga 27
07:45 | 29/12/2025
0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si pasojë e masave...

Horoskopi ditor , e Shtunë 13 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:37 | 29/12/2025
0

Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e...

Para
Opozita bllokoi mbledhjen, shtyhet seanca me ministrin e Financave –

Opozita bllokoi mbledhjen, shtyhet seanca me ministrin e Financave -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

08:19 | 29/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 29/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025

07:45 | 29/12/2025
Horoskopi ditor , e Shtunë 13 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Dhjetor 2025 –

07:37 | 29/12/2025
Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –

23:08 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –
  • Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025
  • Horoskopi për ditën e sotme, 29 Dhjetor 2025 –
  • Lautaro Martinez përfiton nga gabimi i Gjimshitit, Inter fiton dhe kryeson –
  • Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj opozitën për bashkëpunim parlamentar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –
  • Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com