Mosha e automjeteve ka ardhur në rritje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mosha e automjeteve ka ardhur në rritje –

08:12 | 01/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Mosha mesatare e mjeteve që qarkullojnë në vend ka ardhur në rritje teksa sa i takon llojit të karburantit që konsumojnë, dominon nafta. Një raport performance i titulluar “Ndikimi i mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit” i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka analizuar treguesit e 5 viteve të fundit për të parë panoramën në vend. Kështu audiuesit vërejnë se nëse shikojmë me kujdes ecurinë përgjatë periudhës 2015-2022, ka pasur një shtim të konsiderueshëm të numrit të mjeteve rrugore që përdorin naftën, e cila ndot më shumë ajrin krahasuar me lëndët e tjera djegëse.

“Përgjatë gjithë periudhës 2015-2022, mjetet rrugore të cilat përdorin këto tre lloje karburanti përbëjnë rreth 99 % të totalit të flotës. Pra, mjetet rrugore që përdorin naftën si lëndë djegëse nuk kanë ndryshuar në raportin e tyre ndaj totalit.

Numri total i mjeteve rrugore është rritur me rreth 220,000 mjete nga 2015 në 2022 ose me 30%. Në këtë rritje, kanë kontribuar më shumë mjetet rrugore me naftë të cilat janë shtuar me rreth 158,000 nga viti 2015 në 2022. Pjesa tjetër e shtimit i përket mjeteve rrugore me benzinë dhe gaz (rritur me rreth 30,000 nga 2015 në 2022) dhe atyre me benzinë të cilat janë shtuar me rreth 25,000 për të njëjtën periudhë” thuhet në raport.

KLSH konstaton se mosha mesatare e flotës së mjeteve rrugore për 8 vitet e fundit (2015-2022) është 17.25 vjet. Pra, nëse për vitin 2015 për të gjithë flotën e mjeteve rrugore, mosha mesatare ishte 17 vjet, për vitin 2022 mosha mesatare ishte 18 vjet.

“Për 3 vitet e fundit (2020-2022) vërejmë rritje të moshës mesatare me të paktën 1 vit krahasuar me vitet e mëparshme. Në rritjen e moshës mesatare të automjeteve ka ndikuar edhe rritja e numrit të automjeteve me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet. Konkretisht kemi një rritje me rreth 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet nga të cilat 85 mijë automjete janë me naftë dhe rreth 17 mijë me benzinë. Rritja e flotës së mjeteve rrugore me 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet rrit gjithashtu numrin e mjeteve rrugore me kategori mjedisore “Euro 0”, “Euro 1”, “Euro 2” dhe “Euro 3” thuhet në auditim.

Duke ju referuar gjetjeve të audituesve raporti përfundimtar vlerëson se masat e marra nga institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme për të përmirësuar sektorin e transportit rrugor dhe për rrjedhojë cilësinë e ajrit.

“Angazhimet e institucioneve përgjegjëse duhet të orientohen drejt rinovimit të flotës së mjeteve rrugore, vënies në zbatim të stimujve financiare me qëllim shtimin e numrit të mjeteve rrugor ekologjike, plotësimit të kuadrit ligjor e rregullator në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit.

Më konkretisht ka rezultuar se flota e mjeteve të transportit rrugor nuk ka pësuar ndryshime pozitive në drejtim të uljes së moshës mesatare të mjeteve rrugore si dhe të përdorimit të karburanteve me ndikim të ulët në cilësinë e ajrit” nënvizon KLSH. Po kështu thuhet se qeveria shqiptare, nuk ka transpozuar një sërë direktivash të BE-së të rëndësishme për nxitjen dhe përdorimin e mjeteve me karburant alternativ. Gjithashtu në dokumentet e saj strategjike të miratuara, ajo nuk ka specifikuar objektiva, aktivitete dhe targete të matshme e të arritshme. Ndaj dhe vlerësimi për arritjen apo jo të masave ajo ka parashikuar mbetet subjektiv dhe i pa mundur./Monitor

Read more

“O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki –

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri) –

Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike –

Të Lidhura

nga 27
10:47 | 29/12/2025
0

Vlora vijon të përballet prej disa ditësh me një krizë të thellë të furnizimit me ujë të pijshëm, situatë që...

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –

nga 27
10:07 | 29/12/2025
0

Nga 30 dhjetori, disa zyra të aplikimit për dokumente biometrike IdentiTek në Tiranë do të ndryshojnë vendndodhje. Bëhet fjalë për...

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri) –

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri) –

nga 27
09:39 | 29/12/2025
0

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit...

Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike –

Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike –

nga 27
09:29 | 29/12/2025
0

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në 28 dhjetor në Kosovë. Sipas...

Para
Lewandowski drejt transferimit në Arabi, Barcelona e gjen zëvendësin –

Lewandowski drejt transferimit në Arabi, Barcelona e gjen zëvendësin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki –

“O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki –

10:47 | 29/12/2025
Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –

Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –

10:07 | 29/12/2025
I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri) –

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri) –

09:39 | 29/12/2025
Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike –

Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike –

09:29 | 29/12/2025
Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende –

08:49 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki –
  • Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –
  • I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri) –
  • Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike –
  • Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende –
  • Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki –
  • Zhvendosen zyrat IdentiTek, ndryshojnë vendndodhjet e aplikimeve në Tiranë nga 30 dhjetori –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com