Ragip Behrami është babai i Valon Behramit, futbollistit shqiptar që luan me kombëtaren e Zvicrës.
Duke folur për “Zëri” në Kosovë, ai thotë se populli shqiptar duhet ta shfrytëzojë ndeshjen e Kampionatit Europian mes Shqipërisë dhe Zvicrës për të treguar vlerat europiane që posedon.
Njëherazi, ai këshillon lojtarët e tjerë shqiptarë të Zvicrës dhe ata të Shqipërisë të përqafohen ndërmjet tyre në “Euro 2016”
“ Jam i bindur se djali im, Valoni, do të ketë emocione në ndeshjen ndaj Shqipërisë, sikurse do të kenë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili e Pajtim Kasami, por edhe lojtarët e tjerë shqiptarë të ekipit kuqezi.
Por, e mira e kësaj ndeshjeje do të jetë fakti se populli shqiptar do ta ketë një shans fantastik për t’i treguar vlerat e veta në një ngjarje të madhe sportive, nga e cila do të jetë me sy e gjithë bota.
A ka diçka më të mirë sesa populli ynë t’i ketë në Kampionatin Europian 30 lojtarë shqiptarë?
Cili popull tjetër do t’i ketë kaq lojtarë?! Asnjëri. Rekord botëror, që s’ka ndodhur asnjëherë”, thotë Ragip Behrami.
“Të gjithë shqiptarët duhet të japin kontribut, që ndeshja e 11 qershorit të zhvillohet në një ambient festiv, sikurse ndeshja e pak muajve më parë në Prishtinë, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Të tregojmë vlera si popull, të tregojmë maturi e dituri, njohuri për sportin. T’i tregojmë Europës se edhe ne si popull jemi europianë të vërtetë. Shqiponja, tatuazhi në këmbën e Valon BehramitNë Lens të Francës, shpresoj që fishkëllimat nuk do të ekzistojnë fare, pasi shqiptarët do të shfaqin krenarinë e tyre me pjesëmarrje masive në “Eruo 2016”.
Unë besoj se gjithçka do të jetë në nivelin sportiv dhe vëllazëror. Jemi një popull, që nuk duhet të na ndajë sporti, por të na fuqizojë. Sportin duhet ta shfrytëzojmë për t’u lidhur me botën. Njohja e Kosovës dhe e Shqipërisë me botën duhet të bëhet akoma më e madhe përmes sportit, të cilin duhet ta shfrytëzojmë si marketing.
Unë i lutem gjithë popullit shqiptar, pavarësisht vendeve se ku jetojnë, apo ku gjenden, që ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës ta shndërrojmë në një spektakël futbolli. Shqiptarët përbëjnë “pjesën e luanit” në kombëtaren zviceraneSi publik ta marrim si një lojë miqësore, kurse lojtarët në fushë e kanë punën e tyre profesionale.
Lojtarët i lus që të jenë korrektë në fushë, të sillen si sportistë të mëdhenj, si profesionistë, ashtu siç edhe janë në fakt. Nëse lojtarët janë korrektë në fushë, besoj se edhe te publiku gjithçka do të jetë në rregull. Por, nëse ata nuk janë në rregull, atëherë publiku me sjelljet e tyre do t’u tregojë lojtarëve që nuk e kanë mirë dhe të kërkojnë përmirësim nga ata”, shprehet ai.